Këtë javë doli nga shtypi libri Nikolla Teslla: Zbulues shkencor apo mjeshtër e konstruktor i mirë i inxhinierit Njazi Tafilaj. Një jetëshkrim i shkurtë për një nga figurat më të mëdha të shkencës, vepra flet për prejardhjene malësore, rininë e guximshme, dhe punën mbresëlënëse të Tesllës përgjatë dy shekujve e dy kontinenteve.
Libri është i këndshëm për lexuesin laik. Është shkru thjesht e thukët, dhe synon me e tregu të vërtetën mbi njeriun që vendosi mënyrën si e bartim sot rrymën nga gjeneratorët në shtëpitë tona. Autori u shmanget fjalëve të tepërta për Tesllën, dhe i përmend me korrektësi si të mirat, ashtu dhe mangësitë e tij.
Njazi Tafilaj, i lindur më 1942 në Dubravë të Deçanit, Kosovë, është ndër shqiptarët e parë të diplomuar për inxhinieri elektrike. Librin Nikolla Teslla e nxori shtëpia botuese «Jalifat Publishing» në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=4252