Rrëfimet e një mësuesi

Kalova kah shkolla e serbëve. Mu para hyrjes krye­sore kishte ar­dhur një kami­on me dru. Ata e shkar­kuan shpejt dhe e çuan prapa godi­nës në një depo të vogël që ishte ngji­tur me shko­llën e ser­bë­ve. Tymi ngji­tej lart në qiell. Stufat me dru nxeh­nin shpejt e mirë klasat.

Prita pak, dhe në klasën time nuk er­dhën as gjys­ma e nxë­nës­ve. Nuk mund të mba­hej më­simi në ato kushte. Gjaku po më vlon­te nga inati se si po na e bënin kështu në Lip­jan. Punë­to­rëve që kuj­de­se­shin për nxe­m­­jen iu thashë që në para­le­let shqip­tare nuk po di­gjet dot qymyri.

— A mund të na sillni dru për me u nxehë?

— Jo, — tha njëri prej tyre. — Drutë janë vetëm për shko­llën afër rru­gës krye­sore.

Të nesër­men, i pyeta nxë­nësit pse nuk ki­shin ar­dhur dje në shkollë. E dija që bënte shumë ftohtë. Por, disa prej atyre që bano­nin në Lip­jan kishin mun­dësi të vinin. Nuk do të më bënte aspak për­shtyp­je nëse do të merrja arsye­time të tilla se “mun­guan pse qe ftohtë”, por për­gjigja e njërit prej nxë­nës­ve të fshatit Ko­njuh më “va­rro­si për së gjalli”. Quhej Bejtush.

— I dashtni mësues, — tha, — nuk kam ar­dhë në shkollë, se m’i ka lá nana pan­tollat, e nuk m’u kanë terë, se ka ra borë gjithë natën.

* * *

Kështu e kuj­ton punën si më­su­es në Koso­vën e kohës së Ran­koviqit, vep­rim­tari dhe ish-gaze­ta­ri Shaqir Salihu në librin e tij Rrë­fime lirie: Shteg­timi i një më­suesi shqip­tar nga bur­gjet serbe te Zëri i Ame­ri­kës i. Libri është botu në Prish­tinë, nga shtëpia «Faik Konica», më 2017.

Pjesë të librit gjenden në sajtin e au­to­rit, bashkë me re­gjis­tri­me za­no­re nga fono­teka e Zërit të Ame­ri­kës. Ko­p­je fizi­ke të librit mund të poro­siten në Amazon.

Autori flet për librin dhe kuj­timet e tij në pro­mo­vi­min e mbaj­tur në Pri­sh­tinë.

Kurse Holli i Famës i Zërit të Ame­rikës ka këto fjalë për ish-ga­ze­ta­rin:

Më 1969, në vapën mby­­të­se të një na­te gu­sh­ti, kur ame­ri­k­a­nët shi­ko­nin të mre­ku­llu­ar pa­m­jet e zbri­t­jes së nje­riut në Hë­në, Sha­qi­ri s’ki­sh­te ko­hë të vë­sh­t­ro­n­­te nga qie­lli, se­p­se ish­­te du­ke u arra­tisur nga bur­gu ku ki­sh­te vuaj­tur prej shu­­më muajsh. […]

“Arra­ti­s­je nga fe­rri” — kë­sh­tu e për­sh­k­ruan ai udhë­t­imin drejt li­ri­së. Me të da­lë në Pe­rë­­n­­d­­im, nje­rëz shpirt­mirë nga Va­ti­k­ani, nje­rëz në Ro­më që ai s’i ki­sh­te pa­rë ndo­një­he­rë, i shtri­në do­rën e shpre­sës, i dhanë ush­qim dhe stre­hë dhe e mbaj­tën të gja­­llë fizi­k­isht dhe mor­a­­lisht. Kë­ta nje­rëz të mirë e ndih­muan të ka­lojë At­lan­ti­kun drejt Ame­r­ikës, ën­d­rrës së tij të madhe.

Më 1980, Sha­qi­ri fi­lloi të pu­n­ojë te Zë­ri i Ame­ri­kës, zë­ri i qar­të që ki­sh­te fry­m­ë­­z­u­ar tek ai li­ri­në qysh kur je­ton­te në Ko­sovë.

Sot, kur kuj­ton ko­hët e vë­sh­ti­ra që ka ka­luar, ai e ndien se je­tën ia ka borxh Zë­­rit të Ame­r­i­kës. Sha­qi­ri dhe fa­mil­ja e tij e re u rri­tën bash­kë me Zë­rin e Ame­ri­kës. Për ras­të­si, ai ki­sh­te lin­dur më 1942, vi­tin kur ish­te kri­juar Zë­ri i Ame­rikës.

Si ga­ze­tar, ai u bë dësh­mi­tar i di­sa prej ngjar­je­ve më dra­ma­ti­ke të shekullit:

Në mesin e vi­te­ve 1980, një va­lë ndry­shi­mesh de­mo­k­ra­ti­ke për­fshiu Euro­pën Lin­do­re, dhe Sha­qiri u ndodh në Zë­rin e Ame­ri­kës për të pa­rë tran­s­for­mi­min e di­k­t­a­tu­r­ave ko­mu­ni­s­te në de­­m­ok­ra­ci të re­ja dhe për të fo­lur rreth kësaj.

Në mars 1999, një fu­sha­të bo­m­ba­r­di­mesh ame­ri­ka­ne kun­dër dik­ta­to­rit serb Sllo­bo­dan Mi­llo­she­viç i çli­roi shqip­ta­rët e Ko­so­vës nga shtyp­ja ser­be. Po­pu­lli i tij më në fund ish­te i lirë.

[…]

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.