Ky është flamuri i Teksasit, ku kam kalu një dekadë jetë me studime e punë. Teksasi është shteti i kryetarit amerikan George W. Bush, që vendosmërisht pat thënë se «mjaft domethënë mjaft, Kosova ka me qenë e pavarur».
Ndërsa këtë …
qeshqip
Ky është flamuri i Teksasit, ku kam kalu një dekadë jetë me studime e punë. Teksasi është shteti i kryetarit amerikan George W. Bush, që vendosmërisht pat thënë se «mjaft domethënë mjaft, Kosova ka me qenë e pavarur».
Ndërsa këtë …
Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të …
Më 4 shtator 1914 të kalendarit julian, ose 17 shtator të kalendarit tonë, Esad Pasha nënshkroi me Nikolla Pashiqin traktatin e fshehtë të Nishit. Pika 11 parashihte ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës. Serbia do të shpronësonte tokat …
Sot është dita e Kushtetutës së Kaçanikut. Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në qytetin ikonë pranë kufirit me Maqedoninë, për ta miratu dokumentin historik.
Armiku tashma e kishte pushtu vendin tonë dhe kish urdhëru …
Negociatorët e ngathët e kanë qitë Kosovën në pozitë të keqe, e për shumçka ma të keqe se ç’e kishte atëherë kur s’ishte as krejt e lirë as e barabartë, në Jugosllavinë socialiste pas Rankoviqit.
Kosova dikur kishte 22 komuna, …
Traktati i Londrës (26 prill 1915) është traktati sekret midis Italisë neutrale dhe forcave Aleate: Francës, Britanisë dhe Rusisë për të inkuadru Italianë në Luftën e Parë Botërore.
Aleatët donin që Italia të hynte në luftë për shkak të kufirit …
Si përfaqësues i pazgjedhun i Kosovës, Avdullahu pranoi kapitullimin ndaj Sërbisë. T’i njehim pikat që ai nënshkroi sot n’emën të normalizimit ekonomik:
Konfirmoi si marrëveshje detyruese deklaratat e paligjshme për autostradën dhe hekurudhën Prishtinë–Beograd. Këto dokumente e trajtojnë kufinin shtetnor …
Prof. dr. Isuf Luzaj (1913–2000), intelektuali shqiptar që mori pjesë në konferencë, kujtonte përpjekjet e atdhetarëve për të bashkuar forcat kundër fashizmit dhe për bashkimin kombëtar. Aktivisti Redon Veliu ka postuar këtë tekst të prof. Luzajt:
…Konferenca e Mukjes, më
Vëre maskën apo vendose maskën? Pyetje si kjo na kujtojnë se kovidi po na sfidon mënyrën si komunikojmë me njëri-tjetrin. Dhe kjo punë s’ka të bëjë veç me gjuhën — shpërfaq njohuritë, përvojat dhe paragjykimet e tona për shoqërinë, …
(English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë …
Mjekët e dinë se ka dy mënyra me punu: me termin edhe pa termin.
Kur e cakton terminin, pacienti e din se kur, për çka edhe si ka me u trajtu. Kur nuk cakton termin, pret në rend, por s’e …
Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, Avdullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë kosovare. Ata po pranojnë pabarazinë e Kosovës përballë Serbisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në truallin tonë. …
Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërmarrjet publike qendrore dhe memorandumet shpjeguese (shkurt–qershor 2020):
(përditësu) Gjykata Supreme po mban të pezulluar shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pasurimin e oligarkëve prej pagesave të popullit. Kjo është fitorja jonë në kontestin kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilin po e ndjek si përfaqësues i bashkaktivistit …
Republika e Kosovës nesër do të ketë një kryeministër të ri. Aktivisti Albin Kurti pritet të votohet për kryetar qeverie, duke marrë një detyrë të cilën ai e ka përshkru — sipas etimologjisë — si kryeshërbëtor ose kryendihmës.
I pari …
Aty kah fundi i viteve ’70, Kadri Zeka kishte punuar në të njëjtat zyra me nanën time, të dy asokohe gazetarë në Radio-Televizionin e Prishtinës (RTP). Në ditë si kjo e sotmja, nana shpesh e kujtonte Kadriun e na fliste …
Fundi i Luftës së Parë Botërore shënoi fitoren e atyre që quheshin «ide progresive» dhe të cilat kishin për synim kryesor dhënien e fuqisë politike sovranit (popullit si tërësi). Në emër të rikthimit të demokracisë, ndonëse jo të drejtpërdrejtë, pjesa …
«Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese.
Punimi …
Ne shqiptarët kemi shumë valle kombëtare, dy ekipe kombëtare, një identitet kombëtar. Me punë mund ta bëjmë një skuadër që përfaqëson gjithë kombin, por jo duke lënë anash një pjesë të tij ose tue leju dështimin e shteteve tona.
1.…
1.
Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetëpërjashtohet, ndërsa ai po negocion njëfarë minishengeni me udhëheqësit e Serbisë e Maqedonisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shteteve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor.
Por ka …
Me gjetë një formulë karrotë-stupc që shpërblen partinë kur përkrah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa.
Kosova s’ka pasë asnjëherë ma shumë vajza e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgjedhje nuk kanë dalë ma shumë …
Ajo prek bashkimin me Shqipërinë, komunitetet pakicë dhe dialogun me Serbinë
1.
Kosova ka kushtetutë militante. Ky përfundim më del nga shkrimet e juristit të mirënjohur Gary Jacobsohn. Kushtetutat militante imponojnë rregulla që nuk përkojnë me …
Gjithmonë me rëndësi me rikujtu historinë e Evropës së vjetër, veçanërisht kapitujt e hidhët. Yugoslavia: Death of a Nation (Jugosllavia: Vdekja e një shteti), i autorëve Laura Silber dhe Allan Little, është një ndër libër ma të vlerësuar rreth shpërbërjes …
Mësues, dijetar, profesor dhe studiues i letërsisë e folklorit — plaku i urtë Anton Çetta vdiq më 2 nëntor 1995.
Anton Çetta u le më 1920 në Gjakovë dhe u rrit në Prizren. Por shkollën e mesme e kreu në …
Rruga e Lirisë dhe Zëri i Kosovës përhapnin fjalën e guximshme të atdhetarëve në ditët e vështira të pushtimit. Afrimi, Fahriu e Bedriu punonin për çlirimin e atdheut, për Kosovën republikë, dhe bashkimin e trojeve tona.
Më 1 nëntor 1989, …
Kosova është republikë parlamentare. Për këtë s’ka mëdyshje, ani pse studentat e juridikut ndëshkohen pa faj nëse përgjigjen kështu në provim.
Kur administratorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit vendorë ngritën institucionet e vetëqeverisjes në Kosovën e pasluftës, ata zgjodhën sistemin parlamentar. Thelbi …
«Ofertën më të mirë në botë, na ta shkelim me rrotë», mburrej një kompani që rishet shërbime të telefonisë. Ofertat shkojnë e vijnë, por çka na ka mbetë sot është rrjeti i dërrmuar i telefonisë mobile, thirrjet e humbura e …
Ka kohë që mediat britanike nuk më kanë kërkuar të shkruaj për to apo të intervistohem. Kur ndodhë një gjë e tillë, punët në Kosovë e më gjërë, nuk janë mirë.
Dje, për herë të parë jam intervistuar për shkak …
Voto me postë prej jashtë shtetit. Afati me u regjistru/apliku është 10 shtatori 2019.
Mundesh me u regjistru nëse:
— je shtetas i Kosovës
— ke lindë në Kosovë
— prindi yt ka lindë në Kosovë
— prindi yt …
Dikur diktatorët i kanë shpërnda parlamentet për ta mbajtë pushtetin për vete. Sot shpërndarja është vegël e fuqishme e demokracisë. Në seancën e Kuvendit më 22 gusht, s’do të ketë mëdyshje: lypsen 80 deputetë me shtypë butonin «Po» për ta …
— Paskemi ba fëmijë për botë, mor bir. Nuk bahet ky vend. Këta që e kanë kapë, nuk shkapen kurrë. Ka mbaru, ka marrë fund.
Plaku që më flet pi kafe dhe më shikon drejt në sy. Ai e plaka …
Një politikan atdhetar nuk koritet kur përgjëron rivalët me bashkëpunu për të mirën e vendit. As ia ul vetes vleftën në treg. Pazari politik është tipar i shtetit të kapur, dhe udhëheqësi i hirshëm nuk e pranon atë.
Pas sa …
25 veta — 24 burra dhe 1 grua — e kanë ushtru detyrën e kreut të qeverisë së Kosovës në historinë moderne. Titulli, kompetencat dhe mandati kanë ndryshu nëpër kohë.
Të parin po e njehim Ymer Drini-Prizrenin, kreun e Lidhjes …
Çka ndodh kur dorëhiqet kryeministri? Çka ndodh kur mbahen zgjedhjet për Kuvend? Çka ndodh nëse Kuvendi shpërndan veten?
Qe vizatimi për hapat që duhet ndërmarrë dhe afatet për secilin hap. I kemi nxjerrë nga dispozitat e kushtetutës së Kosovës dhe …
Ramush Haradinaj nuk mund të ushtrojë funksionin e kryeministrit, pavarësisht nëse këtë ja kërkon presidenti apo e dëshiron vet, jo për shkak se ai është dorëhequr, por për shkak të arsyeve që ka dhënë në dorëheqjen e tij. Një zyrtar …
Juristi Durim Berisha e ka lutë Avokatin e Popullit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dhe tani është ish-kryeministër. Rrjedhimisht, …
Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket.
Sot kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dorëheqje se Specialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai …
A u takua kancelari gjerman me përfaqësuesit e Lidhjes së Prizrenit, që kërkonin një shtet autonom shqiptar? A e përkrahte ai «Shqipërinë e Madhe»? Pse shqiptarët e kundërshtuan me luftë kufirin e ri me Malin e Zi, por zgjodhën diplomacinë …
Në vazhdën e debatit për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, përgjigje të mprehta na jep artikulli i shkruar dy dekada më parë, «Një vështrim mbi të drejtën ndërkombëtare të luftës në dritën e konfliktit të armatosur në …
Për «Luftën e Drejtë» dhe parimet apo kriteret e saj është shkruar qysh para erës sonë. Që atëherë dijetarë e shkollarë janë rropatur të imponojnë rregulla etike, morale e politike mbi përdorimin e forcës që vret njerëzit dhe ua shkatërron …
Të nesërmen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, u nisa me autobusin e parë nga Struga për Shkup.
Kisha kohë që nuk kisha ushtruar profesionin tim të gazetarit, pas një përvoje unike …
Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akt që mëton të transformojë rrënjësisht shoqërinë tonë, prej një trualli të okupuar nga Serbia e më pas një protektorati ndërkombëtar në një shtet të pavarur e demokratik me …
(përditësu) Sot Kosova shënon Ditën e Kushtetutës, 11 vjet pasi Kuvendi miratoi ligjin më të lartë të vendit, pak javë pas shpalljes së pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 dhe është ndryshu …
1.
Sot është 20-vjetori i Betejës së Koshares. Në atë përballje me armikut, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thyen kufirin që padrejtësisht kishte nda popullin për gati një shekull.
Në ditën e tretë të betejës ra komandanti hero
1.
Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kumtesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqësorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qeverinë …
Këtë javë fillunë cilësimet për kampionatin evropian në futboll UEFA Euro 2020, që do të mbahet anekand kontinentit. Shqiptarët, të ndarë në disa shtete, kanë dy ekipe kombëtare: Dardania apo Kosova lun në grupin A, kurse Shqipëria lun në H. …
Kreu i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës paralajmëron se shteti i tij mund të copëtohet nëse Kosova anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, njoftojnë mediet sërbe.
Millorad Dodiku, i cili në kryesi përfaqëson komunitetin sërb, ka thënë se Republika Sërbe e Bosnjës do …
Nacionalistët sërbë kanë propozu ndarjen e vendit tonë qysh në fillimvitet 1990.
…
Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë miratunë Ligjën kushtetuese, e cila i dha fund zyrtarisht emërtimin kundravers Kosovë-Metohi.
Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej binomin kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më …
Noel Malcolm, «Independence For Kosovo» [Pavarësi për Kosovën], New York Times, 1999-06-09.
Në qoftë lufta vazhdim i politikës në një mënyrë tjetër, vlen me e njohë politikën dhe me dijtë në ka kuptim. Debati rreth Kosovës deri …
Sipas edukatës arsimtari do të duhej me i eduku fëmijët – në Kosovë i dhunon.
Sipas ligjit polici duhet me i mbrojtë fëmijët – në Kosovë i ridhunon.
Sipas betimit të Hipokratit mjeku do të duhej me i shëru pacientët …
Ish-kryegjyqtari i Kosovës ka botuar një libër të plotë kritike ndaj një teksti mësimor të së drejtës kushtetuese.
Prof. Enver Hasani, pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, shpjegon arsyen për librin e tij, titulluar E drejta kushtetuese: Studim …
Kreu i qeverisë jugosllave në mërgim i shkruante më 1958 një intelektuali shqiptar që u printe përpjekjeve për ta përmbysur komunizmin në Evropë. Serbi Milan Stojadinović, që kishte shërbyer si kryeministër i Jugosllavisë në vitet 1935–1939, i drejtohej profesor …
23 janar 2006, Prishtinë — Në këtë para-Evropë të përgjakur, jeta ishte metafizikë. Të ofronte dy zgjedhje: ose ta mundje armikun ose të zaptoheshe e sundoheshe nga ai. Rrugë e mesme nuk shihej. Ibrahim Rugova si intelektual hyri në politikë, …
E dashur Serbi,
Çfarë i bëre Ukshin Hotit?
Në ç’vend prehet ai? Ç’i bëre trupit të tij?
A të kujtohen sytë e tij prej filozofi të lashtë dhe hunda e tij shkabë?
Ç’të tha ty në çastet derisa po vdiste?…
Ky artikull asht shkru në nandor 1999 dhe asht botu me 7 dhjetor si editorial në numrin revistën D.M.Th. të cilën e përgatiste dhe e botonte miku im, Skënder Miftari, në Nju-Jork. Po e lexoj dhe po habitem! Athu a …
Çka asht puna e Ligës së Kombeve? Po e shoh që edhe shum ithtarë të futbollit s’po e marrin vesh. Qe. Ekipet kombëtare ose përfaqësuese evropiane lujnë ndeshje për këto gara:
(1) Kupa e Botës
(2) Kampionati Evropian
(3) …
Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta këshillojë nëse letrat e këmbyera sivjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të ratifikohen në Kuvend (KO 131/18). Kërkesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çështje kushtetuese sqarimi i së …
«Atje nuk ka shoqëri civile, partitë politike janë të fragmentuara dhe të paafta që të pajtohen për parimet themelore», thoshte ish-kryetari Václav Havel, që i priu rrëzimit të diktaturës në Çekosllovaki. Ai ka qenë përkrahës i …
Prishtina âsht gropa-gropa. Por krejt rrafsh ta bâjshin. Ti fol çka të dush, ata veç «po, po» dijshin. Pleqt, plakat, burrat, gratë, katundarët, qytetarët, zibidijtë, funksionerat…
Nejse, jo bash krejt! Ka pasë përjashtime. Na shoqnia e ngushtë, si të rij …
Kalova kah shkolla e serbëve. Mu para hyrjes kryesore kishte ardhur një kamion me dru. Ata e shkarkuan shpejt dhe e çuan prapa godinës në një depo të vogël që ishte ngjitur me shkollën e serbëve. Tymi ngjitej lart në …
Ka vdekë Adem Demaçi, shkrimtari dhe revolucionari shqiptar i Kosovës që kaloi 28 vjet burg si i burgosur i ndërgjegjes. Demaçi e ka kundërshtu regjimin komunist jugosllav dhe ka besu në të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
Demaçi u burgos …
Cenim i flamurit quhen, për shembull, djegia, ndryshimi fizik, apo valvitja e flamurit kokëposhtë. Në shumë vende demokratike të botës nuk ka ligje që ndalojnë cenimin e simboleve të shtetit. Liria e shprehjes së qytetarit çmohet se është më e …
(Përditësu më 20 gusht 2019) Kjo është përpjekje me hartu një kushtetutë moderne shkurt e shqip1 — në gjuhë të thjeshtë e të thukët:
Projekti ka zanafillën në një draft më …
Tue shfletu lajmet për të drejtat e njeriut nëpër rruzull, m’u duk sikur ky muej ka çelë me ngjarje jashtëzakonisht të mëdha. Do janë lajme të mira, do të këqija, e do thjesht interesant me i përmendë.
1. Policia e …
«Jemi tue folë për dy Enver Hoxha. […] Një asht Enver Hoxha i Shqipnisë dhe një tjetër asht Enver Hoxha i Kosovës», shkrun Agim Morina, në përpjekje me shpjegu adhurimin e dikurshëm të kosovarëve për diktatorin shqiptar.
Dallimi mes …
Sot asht 10 qershori: bahen 140 vjet prej tubimit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komuna po organizon manifestime për me kujtu kët ditë. Por posterin e manifestimeve e ka goditë keq. Posteri thotë: «140-vjetori i lindjes së kombit».…
Në vitet ’90 më ra me ndejtë pak ma gjatë në Tiranë. Dhe pyetja që filloi me m’u ba bezdisëse nga shumë njerëz ishte se pse na «kosovarët» e donim Enver Hoxhën. Kjo më bani me mendu. Dhe një ditë …
Prijësi arbënor Gjergj Kastrioti luftoi kundër perandorisë që nuk lejoi me shtypë asnji libër në gjuhën shqipe, madje as Kuranin. Shqiptarët, e veçmas besimtarët myslimanë, duhet ta dijnë këte. Qe do fjalë për Skenderbeun, Perandorinë Osmane, shqiptarët e turqit, dhe …
(tregim i shkurtë)
Zoja Antonetë, myshterikja jeme e rregullt – veç e jemja ka qenë – më doket sa pat dalë në pension. Por ka qenë damë. I thojshin cërnagorkë, ndonëse ish kroate e Tivarit… a ndoshta edhe shqiptarkë, çka …
Kapitalizmi nuk përmendet kurrkund në kushtetutën amerikane. As ekonomia e tregut. Gjykata Supreme e ShBA-së i shqyrton krejt sipërfaqsisht çashtjet e rregullimit ekonomik, se Jueseji ligjnisht nuk asht shtet kapitalist. Por Gjykata i kqyr me standardin ma të rreptë, për …
Shqiponja në flamur ka 12 krahë në njanën anë. Unë po i baj 12 pyetje për «presidentin mbarëkombëtar» që e propozoi kryeministri shqiptar Edi Rama:
1. Pse ke me pasë titullin president e jo ma shqip kryetar a prijatar? Dhe …
Tash që u kry festa, mos të harrojmë:
1. Kur asht shpallë pamvarsia më 2008, RTK-ja s’ka pasë kamera HD. Më 2018, vijon me tejçu video në përmasa të paraluftës. Këto ditë lejoi që kanali 2 në gjuhën sërbe mos …
Unë e Bendida, n’lule të rinisë
me gishta përpjetë, n’kërkim të lirisë
pak nër blic t’shkrepun
prej dostit syretxhí
pak nën dritë të Hanës
që rrezojke përmí
por shum të pakalitun
në shtigje t’gjuetisë
n’nji rrugë t’lagjes Dardania
n’Prishtinë …
Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”
Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.
Dhe me gazdën …
Libri promovohet të mërkurën, me 11 tetor, në Londër. Ma poshtë po e sjellim pasthënien e përkthyesit Agim Morina rreth gjuhës që ka përdorë në botimin shqip.
Përkthimi i këtij libri, qysh kanë me vënë re …
Shtetasit e huej — që rëndom i bjen shqiptarët e Maqedonisë, Shqipnisë Londinare, Malit të Zi, ja Luginës së Preshevës — nuk mujnë me hy në provim të jurisprudencës në Kosovë. Kët provim duhet me dhanë për me u ba …
«“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandidate për kryetare”? Si është mënyra e duhur me u shkru shqip?» më pyetën.
Por ç’domethanë shqip ma së pari? Ka dy kuptime: (1) në gjuhën e shqiptarëve; (2) kuptueshëm, troç. Tash, si kandidat…
Në dy punime akademike, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasani, shkruan për ligjin ndërkombëtar, mënyrën si caktohen kufijtë mes shteteve, dhe marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi.
Këta artikuj, të përcjellë nga një shpjegim mbi prapavijën, përbëjnë …
Unë besoj te demokracia dialektike, jo te ajo robotike!
Populli, demosi po mendohet si thellësisht i dëlirë, i pasherr e i pafaj dhe se çdoherë vepron me nder e me mend. Historia na tregon tjetërçka: populli e zgjodhi Hitlerin, Putinin, …
A i ndryshon simbolet shtetnore marrëveshja për kufinin me Malin e Zi?
Flamurin që e kam përdorë këtu e kam marrë prej Wikipedisë. Ai përputhet thujse plotsisht me versionin zyrtar në sajtin e kryeministrit, por i thekson ma …
E kam thanë, dhe po e përsëris, na jemi nana e teprimit. I bartim do sende për së randi, pa nevojë. Reduntant, kishin me i thanë amerikanët.
Qe, për shembull, kodet postare në Dardani janë pesëshifrore, thue se kemi …
Facebooku asht bombardu prej komenteve krenare për suksesin e Majlinda Kelmendit. Xhudistja në kategorinë e femnave deri në 52 kilogramë fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian.
Por xhudo nuk asht sport popullor! Përkundrazi, asht nji ndër sportet ma jopopullore …
Në shekullin XIX, Perandoria Osmane ish gati me dhanë shpirt. Shteti që dikur i tmerronte perëndimorët me fuqinë e tij kish mbetë tani mbrapa vendeve t’Evropës.
Kështu osmanët nisën nji varg reformash për ta modernizu dhe shpëtu perandorinë. Fillimisht, ata …
Emni i vendit: Shqipni ose Shqipëri → Shqipëri
Emni i shtetit/qeverisë: Mbretnija Shqiptare → Qeverija Demokratike e Shqipërisë (nga 1946: Republika Popullore e Shqipërisë)
Statusi: zyrtarisht shtet i pamvarun, asnjanës në Luftën e Dytë Botnore; praktikisht vetëqeverisës, nën Gjermaninë naziste …
Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’.
Edhe …
Xhevat Lloshi asht ftu me folë për apelin e 20 ‘intelektualëve’. Mbasi për këtë kam një artikull të veçantë po thom vetëm që Lloshi s’e thotë as edhe një fjalë për këtë ‘apel’. Dhe një fakt tjetër me randësi që …
Nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kulturës shqiptare, që patën karakter gjithkombëtar deri sot mund të veçohen tri: Kongresi i Manastirit të vitit 1908, kur u vendos alfabeti shqip për të gjithë shqiptarët, Komisia Letrare Shqipe (në Shkodër) …
Ujdia e 13 tetorit pruni në Kosovë një mision vëzhguesish ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan se Sërbia s’po hiqte dorë nga dhuna. Si rrjedhojë, Natoja nisi bombardimet kundër forcave sërbe në pranverë.
http://dialogplus.ch/sot-17-vjet-marreveshja-holbrooke-millosheviq-2-73793…
http://plisi.org/pkd…
Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë.
Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me …
Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:…
Me këtë projekt, jam përpjekë me i sanu të metat e kushtetutës së 2008-ës, duke qartësu pushtetin e popullit si sovran, duke i zgjëru të drejtat e njeriut, dhe duke e përcaktu me përpikëri mënyrën …