Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot,2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 të Kodit të jo more veç tall trapin se e di që kjo nuk funksionon. Gjërat që gjindja hedhin mureve, nc nc. Dikur lidhnin litarë të hollë mbi mure të lyera me gëlqere të bardhë dhe varnin vargje të gjata fletësh të murrme duhani që thaheshin ngadalë në diell, nga një nuancë në ditë. Kishin aromë të mirë. Duhan kaçak i thonin, pse dikur e kishin mbjellur, vjelur, tharë e shitur pa i paguar taksën tagrambledhësit të sulltanit. Kaçakët e mi, shqiptarët. E sot, kërkojnë të mbrohen me paragrafe juridike pa i kuptuar as këto, sikur nuk donin ta kuptojnë as tagrambledhësin e sulltanit. Qorras, gjithmonë, por një hap përpara. Ngadalë, me fletët varur në mure të bardha, nga një nuancë në ditë. Na, mbështille një kaçakçe.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=296