Republika e cenuar

Kryetari serb Alekandar Vučić dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në një forum ku folën për ndryshimin e kufijve (foto: Andrei Pungovschi, 2018)
Kryetari serb Alekandar Vučić dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në një forum ku folën për ndryshimin e kufijve (foto: Andrei Pungovschi, 2018)

Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgje­­dhuri i tij për krye­ministër, Av­dullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë koso­vare. Ata po pra­nojnë pa­ba­razinë e Ko­sovës përballë Ser­bisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në trua­llin tonë. Dardania s’ka qenë kurrë ma e cenuar, qysh prej se u pa­va­rësu më 2008 dhe u njoh bo­të­risht si Republika e Kosovës.

Që në ditët e para, kabineti Hoti shfu­qizoi me një rresht vendimet e hollë­sishme të qeve­risë Kurti për masat e ndërsjellësisë në ma­rrë­dhë­niet me Ser­binë. Tani Kosova pranon çdo mall e shkresë nga Serbia, kurse Serbia vijon të pen­gojë qy­tetarët, prodhuesit e treg­tarët tanë. Ba­rri­erat që kanë vu ndaj nesh auto­­ri­tetet serbe i kemi të dëshmuara mirë në dhje­tëra faqe të ra­porteve zyr­tare, të har­tu­ara nga eks­pertët. Ven­dimet e qe­verisë Kurti gjith­ashtu për­mbajnë ar­syetime të hollësishme për pari­met dhe fak­tet që kanë shty ven­dim­marrjen. Kurse z. Hoti nuk jep as një faqe të vet­me me shkaqe të pra­nueshme për nën­­shtri­min ndaj Serbisë.

Ministrja e Ekonomisë në qe­verinë Kur­ti, znj. Ro­ze­ta Haj­dari, shpje­goi kë­sh­tu heq­jen e reciprocitetit:

(Shih dhe vendimet dhe materiale të tjera rreth reciprocitetit me Serbinë.)

Javën e kaluar, z. Hoti u zotu se do ta krijojë Za­­jed­nicën në Kosovë. Zajednica, që nga­një­herë quhet aso­ciacion, sho­qatë a ko­munitet i ko­munave serbe, është term i pa­për­kthye­shëm i një entiteti po­litik që naci­o­na­listët serbë kanë për­­dorë his­to­rikisht për të de­s­ta­bi­lizu ven­det e rajonit. Ajo që sot nji­het si Re­publika Srpska në Bosnjë-Her­ce­go­vinë pat nisë si zajednicë dhe pastaj qe shndë­rru në defakto-shtet, i farkëtuar me gje­nocid. Sot ende flitet për pa­varë­sinë e Sër­ps­kës, ani pse e drejta ndërkombëtare nuk le­jon krijimin e shteteve përmes spastrimit etnik. Më 2015, Gjykata vlerësoi se zajed­nica e paraparë me një marrëveshje të atij viti shkelte rëndë Ku­sh­te­tutën, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve.

Këto ditë, z. Hoti pranoi se ka heqë dorë nga anë­ta­rë­simi i Kosovës në organizata ndër­kom­bë­ta­re. Këtë muaj, për she­m­bull, Kosova ka pritë me iu bashkë­ngjitë rrjetin pan­evro­­pian të hu­lumtimit dhe ar­si­mit, Géant. Kur një shtet heq dorë nga anëtarësimet ndër­kom­bë­tare, pra­non se nuk ka zotësinë të lidhë marrë­dhë­nie me shtetet e tjera. Dhe kjo zo­tësi është një nga katër tiparet thel­bësore të shtetit, sipas Kon­ven­tës së Mo­nte­videos. (Të tjerat tipare janë po­pu­llsia, qeveria dhe terri­tori, por as këto s’i kemi të si­gur­ta. Për këta 20 vjet, regjimi klien­telist me në krye Hashim Thaçin ka nxitë qinda-mija qytetarë të largo­hen nga ven­di ynë, i rrëzbitur prej skamjeje e pa­­drej­tësie. Qe­ve­rinë de­mo­kratike, ma të mi­rën që pa­tëm ndo­një­­herë, na e rrëzoi mi­dis murtaje, kurse tru­allin e hodhi për ne­gocim me ar­­mi­kun.) Në këm­bim të nën­­shtrimit, u tha se Serbia s’do fu­sha­tojë për çnjoh­je. Sot mi­ni­stri i jashtëm serb falënderoi Me­ksikën që s’po njeh Kosovën.

Këtë fundjavë, z. Hoti po lejon mbajtjen e zgje­dhjeve ser­be, sipas kushtetutës që ven­din tonë e njeh si krahina e Kosovë-Me­tohisë dhe si pjesë të pashkë­put­shme të Ser­bisë. Në shkencë ju­ridike, ky është shem­bull i ekstra­te­rri­to­ri­a­li­te­tit (siç e kam shtjellu në një punim më 2013). E drejta ndër­kom­bëtare ia ndalon Serbisë të qe­ve­risë Dar­da­ninë, Beo­gradi nuk ka ush­t­ri të veten te ne, nuk ka as ins­titu­cione të tjera të plota, andaj Dardania është jashtë te­­rritorit sovran të Serbisë. Kë­shtu Ser­bia usht­ron juri­dik­sion jashtë­te­rri­torial, duke zba­tu ligjet e veta këhá. Por për­mes ligjeve të veta, sy­non të arrijë atë që e thotë se i ta­kon: Ko­­sovën kra­hinë dhe kush­te­tu­tën të pandry­shu­ar. Dhe disa ko­so­­varë po e ndih­mojnë këtë. Më 1912 e 1989, si edhe në raste të tjera, Ser­­bia pushtoi Darda­ninë, duke u thirrë në të drej­tën e saj për ta mbrojtë ko­mu­ni­te­tin serb.

Z. Hoti thotë se po ndjek modelin e ven­dosur kaherë për zgjedhjet e Serbisë. Por qy­tetarët kanë votu kun­dër çdo mo­deli të skaduar të nën­­shtrimit, dhe ne s’kemi pasë kurrë praktikë me mbajtë zgjedhje mi­­dis pandemie. Krye­tari jo­popullor i Re­publikës ka ndalu zgje­dhjet ven­dore në Be­sianë, duke u thirrë në rrezikun e ko­vidit. Një­lloj, veziri i eko­nomisë po u kër­kon ndër­marrjeve pu­blike, me borde pro­­fesi­oniste të emë­ruara nga qeveria Kurti, të pezu­llojnë konkurset për krye­shefa, gjoja pse jemi në mes të pan­de­misë. Re­gji­mi i shtet­kapës­ve s’gër­zhitet për shëndetin pu­blik. Ata drujnë fitoren e qyte­tarit — fitoren e in­teresit pu­blik ndaj intere­sa­ve të tyre të ngushta, të shtetit të pa­va­rur ndaj sate­litit të nën­shtruar, e të demo­kracisë ndaj pa­za­reve që do t’i mbanin ata në pushtet.

Duke kapë shtetin, duke shitë truallin dar­dan dhe duke bashkë­punu haptaz me Ser­­binë, re­gjimi i Ha­shim Thaçit shpre­son se do të mbetet i palë­kun­dur. Shumë hyz­­meqarë re­gjimi urojnë për çek të bardhë, që mund ta ngjyjnë si t’u teket në cik të thesarit pub­lik. Disa të tjerë mba­se luten të mos shkojnë në haps. Qe­besa, atje e kanë vendin, për shka­qe që i dimë dhe për arsye që presim t’i më­sojmë një ditë.

Foto: Kryetari serb Alekandar Vučić dhe krye­tari i Koso­vës Hashim Thaçi në një forum ku folën për ndryshimin e kufijve (Andrei Pungovschi, 2018)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.