Obituar: Shkrimtari i Verores

Mësova vonë se paska vdekë shkrimtari Rexhep Ho­xha — i lemë në Gja­kovë 90 vjet ma parë, dhe i përjetësuem ndër dekada me punën për fëmijët si letrar, re­dak­tor në radio e gazetë, dhe mësimdhanës në shkollë pedagogjike.

Në Dardani nuk ka fëmijë që kryn shkollë qysh du­het e që nuk e lexon me and­je Veroren. Për shum­kend, Verorja asht romani i parë që e lexon. Për tje­tër­­kend asht vepra tjetër e Rexhep Hoxhës, Lugjet e verdha.

Si i vogël ia kam dashtë fort vjershat, që rëndom kishin Micin per­so­nazh. Mici kryeneç nuk ndë­gjon­te udhëzimet e të tjerëve.

Më kujtohen vargjet:

Pyet mësuesi
një mbasdite
Mic, çka fola
përsërite

[…]

Foli Micit
Foli trarit
[…]

I pandëgjueshëm si Mici ka qenë vetë autori. Më 1969, intelektualët e Ko­sovës vendosën me im­po­nu dialektin stan­dard toskë, prej tute se po nda­he­­shin nga Shqipnia. Kë­sh­tu i dhanë fund sta­n­dar­dit të vjetër, që tue pasë për bazë të fol­men e ndër­mjetme t’El­ba­sa­nit, u shërbente ma mirë të gjithë shqip­tarëve. Por Re­xhep Hoxha, më kanë dëf­tu do mësues të vjetër, kam­bëngulte me shkru lir­shëm në gjuhë të popullit.

I mishnuem me kalamajtë dhe shpirtin e tyne të lirë, ai e kuptonte se fjala del ma e fuqishme dhe ma e bu­kur kur nuk njeh ku­fi­zime. Por kolegët e rritun nuk e kup­tojshin dot Re­xhep Hoxhën, e as do ta kup­tojnë ndonjiherë.

U prehtë në paqe!

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.