Tastiera Plisi është shestim ose planimetri e tastierës kompjuterike për gjuhën shqipe. Për ta përdorë shestimin në një kompjuter ose pajisje tjetër elektronike, duhet me instalu programin e tastierës Plisi.
Shkarko programin
Programi për tastierën jepet falas me shpresën se do të vyejë, por pa kurrfarë garancie.
Windows
Plisi ver. 2018-09 për Windows
Ky version përditëson të dhënat teknike të programit dhe saktëson radhitjen e disa karaktereve të posaçme.
OS X
Ky është versioni i parë që është punu për OS X.
Linux
Disa distro të Linuxit, si Ubuntu ver. 14.10, vijnë me shestimin «Plisi D1», variant i shestimit Plisi.
Kodi burimor
Licenca
Për aq sa mund të zbatohet, ky program jepet nën kushtet e licensës Apache License, version 2.0. Pra, është program i lirë — mund ta përdorësh, modifikosh, dhe përfshish në programe të reja, përderisa cek burimin dhe u përmbahesh kushteteve të tjera të licensës.
Dokumentimi
Për pyetje dhe vërejtje, shkruaj koment ma poshtë ose dërgona postel në o[et]plisi[pikë]org.
Udhëzime me video
Windows
Apple OSX
Doracaku
Shfletoni këtu doracakun për shestimet «Plisi D1» dhe «Plisi D2», paraardhëseve të shestimit «Plisi». Udhëzimet për përdorimin dhe instalimin e tyre vlejnë dhe për shestimin «Plisi».
Nga shtypi
Koha.net, «Një tastierë e re për gjuhën shqipe» (2014-02-19)
Kontribut shumë i çmueshëm. Sapo e instalova tastierën dhe po punon shumë mirë. Ju faleminderit shumë.
nuk punon te win 10
Nuk e kemi testu asnjëherë me Windows 10. Po më vjen keq që nuk po punoka. Unë nuk kam licensë për Windows 10. Por shih nëse mundesh me e instalu programin “Microsoft Keyboard Layout Creator” dhe me e punu vetë tastierën. Kodin burimor e ke këtu: https://github.com/gmjeku/shp-plisi. Faleminderit.
Funksionon në Windows 10, mjafton të bësh restartin për njohjen e tastierës.
Nun habet fase në iMac!
As ky e as ai prktr.
A e këqyre videon me udhëzime?
pershendetje. Une e shkarkova per versionin mac, u shkarkua nje file te tipit .bundle, e sdi cka ti baj tash? 😀
Punon shumë mirë, punë e paqëshme djema !