Mehdi bej Frashëri, udhëheqësi liberal i Shqipërisë

Qe nji video e rrallë e kryetarit të shtetit shqiptar, Mehdi bej Frashërit, më 1944. Mehdiu ishte pinjoll i degës së Velibejllive të Frashërit dhe nji figurë tejet e respektueme në Shqipni.

Për shkak të veprimtarisë së tij për të drejtat kombtare gjat sundimit osman, regjimi i atëhershëm e përndoqi dhe burgoi disa herë. Pasi shërbeu në poste të ndryshme në vitet e para të pamvarsisë, Mehdi Frashëri udhëhoqi gjatë viteve ’30 nji qeveri liberale, por ajo nuk pati jetë të gjatë.

Kur Italia po bahej gati me pushtue Shqipninë në prillin e 1939-ës, Mehdi Frashëri u ba kundërshtari ma …