George Orwell, «Liria e shtypit»

Parathanie e Fermës së gjâve (Animal Farm, 1945)

Për kët libër u mendu së pari herë, sa i përket idesë qendrore, më 1937, por nuk u shkru deri kah fundi i 1943-tës. Rreth kohës kur ma në fund u shkru, ishte e qartë se do kish vështirësi të mëdha për ta botu (përkundër mungesës së tashme të librave, që siguron se çkado që mun i thuhet libër do «shitet»), dhe me at rast e shkagunë katër botues. Vetëm njani prej këtyne pati shtytje ideologjike. Dy kishin vite që botonin libra antirusë, dhe tjetri s’kish ndonji ngjyrë të vërejtshme politike. Nji …