Një universitet me nam në Shtetet e Bashkuara ka shpërbly një student shqiptar për punën e tij me të rijtë në Dardani dhe në Amerikë. Mentor Dida ka fitu çmimin Udhëheqës i Dalluar i Studentëve të Diplomuar (Outstanding Graduate Student Leader) në Universitetin Shtetëror të Arizonës.
Në vendlindje, Mentori ka punu me të rijtë me qëllim me i dhënë fund varfërisë duke nxitë sipërmarrësinë. Kurse në Arizonë, ka udhëheqë studentët në zhvillimin e teknologjive për energji alternative.
Veprimtari 24-vjeçar drejton mes tjerash Lëvizjen “Dy Dollarë” — The Two Dollar Movement — pjesëtarët e së cilës përpiqen me ndërgjegjësu rrethin për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurisë. Me shokë, Mentori po studion mundësitë për me jetu me vetëm dy dollarë amerikanë në ditë.
I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Mentor Dida vijon studimet pasdiplomike për inxhinieri në Universitetin Shtetëror të Arizonës, një nga ngrehimet më në zë të arsimit të lartë në Amerikë.
Qe dhe fjalimi i Mentorit në ceremoninë e nderimit:
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/video.php?v=1563964147225689″ width=”640″ height=”360″ onlyvideo=”1″]
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=1422
Urime, Mentor! Të priftë e mbara edhe ma tutje.
Mentor shkurt e shqip je njeshi ju lumte prinderve qe kan rrit kesi djali !
Të lumtë, Mentor. Të priftë e mbara edhe ma tutje!
djele i mrekullueshem