Si shoqni kemi tregue bashkëndjesinë tonë saherë që dikush prej nesh ka ba thirrje për ndihmë. Rast i tillë qe përpjekja me iu dalë krah pesë fëmijëve që mbetën rishtazi jetimë. Por detyrimi ynë nuk përfundon me aq. Ia vlen me pyetë: ç’po bajmë ne përtej thirrjeve të rastit? Ata fëmijë sigurisht që kanë mbëhi jo vetëm për ushqim, veshmbathje e pare. Kanë nevojë për përkrahje morale, për me u shkollue dhe me u përgaditë për t’ardhmen. Dhe për t’ua ba këte të mundshme na duhet me e shestue (planifikue) ndihmën tonë me kohë dhe jo vetëm sod për nesër apo kur të ndodhin tragjeditë.
Kjo punë patjetër se e lyp nji shoqni të ndershme, ku secili e kryen punën e vet me përkushtim. Sod lexova se menjiherë mbas lufte do mjekë tanë në QKU kishin vjedhë barna, tue i lanë disa fëmijë me vdekë. Sigurisht se n’at kohë, barnat i ka dhurue dikush – qoftë i huaji a qoftë bashkatdhetar yni. Por kot dhurojmë, kot mundohemi, kur në shoqninë tonë lejojmë nji sistem korruptësie që me njanën dorë ledhaton e me tjetrën mbyt.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=215