Turqia radhitet e 54-ta në botë simbas perceptimit të korruptësisë në matjen që ban Transparency International. Italia asht e 72-ta, që domethanë se i ka punët ma keq. Mbas Turqisë janë të paktën pesë shtete antare të BE-së dhe vendet e Ballkanit me përjashtim të Sllovenisë. Shum vende arabe po ashtu janë para disa shteteve të kontinentit tonë. Tash, mbasi s’jemi në gjendje me tërheqë investime prej ajkës evropiane, pse e shajmë Orientin?
Ka nji përjashtim për Turqinë, megjithate: ajo ndodhet në mesin e disa vendeve nga mbarë bota që e kanë zbatue pak ose fare Paktin e OECD-së kundër ryshfetit. Kjo mbase dhe shpjegon pse mu bizneset nga Turqia — e jo ta zamë Italia, që zbaton paktin me sukses mesatar, ose Gjermania o Shtetet e Bashkueme, që i përmbushin detyrimet ndaj marrëveshjes me përpikmëni — vijnë për t’investue në Kosovë. Pakti ndalon dhanien e mitës zyrtarëve të nji shteti të huej.
Burimet [anglisht]:
- Transparency Int’l, Corruption Perceptions Index 2012 [Radhitja e vendeve simbas treguesit të perceptimit të korruptësisë (2012)]
- _______, Exporting Corruption: Progress Report 2013: Assessing Enforcement of the OECD Convention on Combating Bribery [Raport mbi zbatimin e Paktit t’OECD-së kundër ryshfetit (2013)]
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=4632