Në nji zonë të Mirditës shkojnë do ambientalistë suedezë — do environment protection experts, ekspertë për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit — dërgue nga Bashkimi Evropian. Bajnë takime me banorët tue folë për mjedisin dhe kafshët e egra që jetojnë andej. Mbas leksioneve u thonë banorëve a kanë ndonji pyetje.
— Ju mirë boll folët. Po ne na qitën fare ujqt, or ti! — u ishin ankue mirditorët suedezëve, — Ç’me ba, or ti? Na i shfarosën krejt gjanë e gjallë!
— Jooo… mos i vritni ujqit… me marrë do armë gjaku të posaçme, me plumba paralizues, me i gjuejtë ujqit në organe që të mos shumohen! — kishte pasë sugjerue ajo grueja suedeze, kryesuesja e grupit.
— Për ça me i gjuejtë m’organe, oj ti grue? Ujqit janë tue na i hangër bagtinë, oj ti shoqe! Nuk janë tue na i përdhunue, — i kish pa’ thanë Prenga i revoltuem.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=3923