I njohur pos tjerash për simbolikën e bimëve dhe shtazëve, Rrahman Dedaj (1939–2005) është një ndër pishtarët e vjershërimit modern dhe mjeshtrit e prozës në Dardani. I lindur në trevën e Llapit, Dedaj studioi gjuhën shqipe e letërsinë në Prishtinë, ku më pas shërbeu si drejtor i ndërmarrjes botuese Rilindja.
Krijuesi ynë kishte dashuri të veçantë për fëmijët, të cilëve u kushtoi shum nga veprat e tij. Vetë e pata taku kur isha fëmijë më 1997. Kurse “Qenin” e tij e gjeta vjet në murin e një godine në Oxford të Anglisë. Në atë vend, autori gjeti strehim kur plasi lufta në Kosovë, ndërkohë që mbeti i mërguar në Londër derisa vdiq më 2005.
(Në fund të posterit origjinal ndodhet ky tekst që nuk është shfaqë në këtë foto: «from the “Elusive Eagle Soas, an Anthology of Modern Albanian Poetry” 1993. Published by Forest Books. Reprinted by permission.»)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=132