po du me t’thanë

Plator Gashi (foto: Qendra Multimedia, 2019)

po du me t’thanë
qi m’ke idhnu,
edhe në faqet e mbrendshme të kapakëve të syve
po m’diftohesh me shkumë rreth goje
tu e tajit vnerin e pathanë, po dyfish të randë.

dil ec pak, nëpër tragat e shputave tona…

Je ti gjithmonë moj…

Prishtina e Furtunës

Ti m’i ke pa lotët e t’qeshunat
m’ke përcjellë nëpër ditë të mira e të këqija,
m’ke ba qull e m’ke tha mandej
krejt vetë…

Ti m’ke pranu n’gji tandin
atëherë kur kurrkush s’më ka dashtë
as kurrkush s’më ka …

vjersha germëvogla

Platori tue pi çaj rusi (2019)

1.

shtritë mbi rê përloshun rri
shkas teposhtë e mrenda hi,
bahem lot i gjelpt e’i’randë
çahem n’tokë pa’e vra kërkand.

diell qershori m’çon në kambë
m’dhizen sytë si poçi n’llambë,
fluturimthi shkoj përpjetë
bahem rê me tjetër jetë.

tash …

Syla i motit tonë

Muzg i vranët në Prishtinë (nga Plator Gashi, 2019)
«Sylë Tahirsyla tregon se kur do të bjerë shi» pa pritë m’pllakosën frikë, ankth, e mërzi, mi se s’un shoh as fusha, dete e male po tash as bukurinë e kaltër vertikale. do i bijnë murit me krye, e do…

Ti e Prishtina

Hyjnesha në fron (Merita Koçi, 2015)

Ecshe rrugës si sorkadhe
me nxitim qandej kah Qafa
e qafa jote hije bante
gjithandej kah qitshe hapa

Mbi Kurriz seç më mahniti
beli yt nyjë n’sahat zalli
tue e kthy kryet kah shpina jote
Ora n’urë krahët i ndali…

Titullin le t’ia vë redaksia

Nëntitull: Tri vjersha të janara (medemek, të shkrume në janar)

1. Titullin le t’ia vë[rë] redaksia

Veç botomna kët shkrim
ju lutem, aman
Edhe mos qoftë i përbijshëm
jepni dritë, ju baj rixha

Në daçi, shtonie bashkautor (të dytë)
punëtorin …

Loçkë

Gjeth i vyshkun (nga Ulleo)

Kjo asht poema e mbramë që shkruj për ty,
copëndjenja e fundit që e qes në letër…

Shtatë dromca nga mjeshtrit e penës

Shkrim dore (foto nga Cocoparisiene)

Qe, përkthyer shqip, ca poezi e tekste të autorëve të mëdhenj nga kohë e vende të ndryshme të botës. Nisim me vjershën «I paepur», që më së shumti e donte Nelson Mandela, vijojmë me poetë si Blake, Angelou e Rumi, …

Mirëmjes

Nisa ditën si njâ ma mirë
me bukë nore e nji tas hirrë
nji copë djathë sjellë prej Postribe
nji qepë të re e dy ve bibe

Puna e mbarë më shkoftë si bletës
pa u ngushtue i urova vetes…

Ku asht shpia?

Sa herë kthehem e lypi shpinë
kurrë s’e di ku asht,
a asht lokali i mahallës ku m’presin shokët?
marketi ku shitësi më pyt gjithmonë, «edhe sa vjet p’e kryn mo atë shkollë?»
banesa e nanës n’ballkon të cilës kam …

«Atdheu» i Fatos Arapit

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – dhe të mban ty — në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën …

«Iku sysh», vjersha e vdekjes

«Gone From My Sight» mendohet të jetë shkru nga pastori amerikan Luther F. Beecher (1813–1903), ndonëse shpesh i mvishet shkrimtarit, veprimtarit, e diplomatit Henry van Dyke Jr. (1852–1933). Recitohet në varrime e tubime përkujtimore.

Rri pa lëvizur në bregdet.
Anija …

«Nëse…» e Rudyard Kiplingut

Rudyard Kipling (1865–1936) qe poet e shkrimtar anglez lindë e rritë në Indi. Fitoi çmimin Nobel për Letërsi më 1907. Qe shqip vjersha e famshme e tij, «If—»:

Nëse mund të rrish i qetë kur të gjithë rreth teje
Kanë …

Nji vjershë du…

Nji vjershë du me ta qëndisë
|     për m’i ndreqë puntë me ty
|     por s’po dij as qysh m’ia nisë
|     e le ma qysh m’e kry   •

Se kur shkrun a thu najsen
|     duhet me kallxu
|     …

Përkrah si nejtë, Procrastinate

Kur të zen nji gjumë mbasdite
kotesh në karrikë si plak
e sakaq, ndërkaq, qëkaq
të bjen ndërmend, nëpër rradakë
që të kanë mbetë sende pa bå
që të kanë ngelë punë pa kry
që të kanë ngecë çashtje pa …

Vjershë, shiir e poezi

Lujna, kcejna, e vallzojna
lajna, fshijna, e pastrojna
furça, çetka, e brusha n’dorë
sevdá, dashní, lubav, amor

Në dyqan, dugajë, shitore
plot klientë, konsumatore
myshterij e blersa vet
m’iu shërby, m’iu bâ hyzmet

Qaq knaqsí, ma fort lezet
zoti gazdë …

Në nji foto të vjetër

Unë e Ben Dida (2008)

Unë e Bendida, n’lule të rinisë
me gishta përpjetë, n’kërkim të lirisë
pak nër blic t’shkrepun
prej dostit syretxhí
pak nën dritë të Hanës
që rrezojke përmí
por shum të pakalitun
në shtigje t’gjuetisë
n’nji rrugë t’lagjes Dardania
n’Prishtinë …

Shota e Bahrija

(përshtatje e kangës amerikane bluz «Betty an’ Dupree» e messhek. XX)

Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Edhe dashnoren e tijna,
në vjetin 1901

Shotë emnin e kish,
nji peslirsh …

Neutral ndaj statusit

Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”

Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.

Dhe me gazdën …

Habanera e Carmenit

Arie «L’amour est un oiseau rebelle» (Dashuria është zok rreban), e njohur shkurt si Habanera, nga opera Carmen (1875) e Georges Bizetsë:

Dashuria është zok rreban
që askush s’mund ta zbusë dot,
kot e ke po e ftove pranë,
do …

Ditëlindja e Shkrelit

Me 10 shkurt 1938, në Shkrel të Rugovës, leu poeti Azem Shkreli. Për poetë si Shkreli duhet kujtue vetëm datëlindja, sepse shkrimtarë të tillë nuk vdesin kurrë…

Qe një poezi nga Azem Shkreli:

Çka mësova unë

(kangë gegnisht)

Me u

Urimet e Harushës

Kët të hanë, më 8 shkurt 2016, i bjen Viti i Ri Kinez. Ta kremtojmë me vargjet e Mark Krasniqit:

Harusha e unshme
n’telegram t’vet
bletën e vogël
e përshëndet:

«Ditën e natën po e kaloj n’gjum
n’kët shpellë të

Gegnishtja, grue në havale

Gegnishtja, shaje e nàle,
bâ si grue n havale.
E ngrata, vyshkë e thá,
ká t drejta, qysh nuk ká?
Ká t drejtë me vênue,
kush pa e trazue:
safish pênin për t kepë;
sa trash brumin për petë;
me …

Dembelat e Dyseldorfit

Ç’asht e vërteta, edhe gjermanët e kan përsosë artin e përtacisë! Në nji kangë folklorike allemane, grueja e lut burrin me nxjerrë do ujë prej bunari. Por burri dembel ia “dëshmon” se asht teorikisht e pamundshme.

Shqip titulli “Ein Loch …

Ne qyqarët

ne qyqarët jemi ata që mbijetojmë
kur trimat të kenë vdekur
është ligj i natyrës ky
trimat e flijojnë jetën vullnetarisht
për fjalë të mëdha
reforma ndryshime revolucione demokraci
ata e japin jetën për fëmijët tanë
por të vetët i …

Unë si kalorës — I As a Knight

(English below)

Unë si kalorës

1.
Herё unё kalurova,
Herё kali kaluroi mbi mue,
Nё rrugё pёr nё Madrid,
Pёr nё Madrid, pёr nё Madrid,
Deri nё Madrid.

Nё njё kiosk, oh nё nji kiosk
Shitnin hamburgerё,
Shitnin hamburgerё,
Dhe …

Gëzimologji…

Unë e di veten që kam rënë në dashuri
kur nis e sajoj fjalë krejt të reja, të pafolura më parë

gëzimologji pasionizim afshografi
epshifikim hypozjarmi pikëllonjë dashurnajë

të them gjëra si “ke trup aq të përqafueshëm”
apo “e dashur, …

Qepoji Musë detit

Musë, qepoj’ detit
‘daje m’dysh, me nji t’rame
çilma udhën t’dal matanë
‘daje Mustafë detin
prej Tivari n’Bari
çaje anpëranë

Qepoj’ fort, de t’tremet
ujtë peshë – përpjetë le t’shkojën
e pritm’ se qanej po vij
kerrit n’daç ti grahmi…

Mos ma pi ujtë e Kelmênit

Shampanjë

Mos pi tâmël se e kém’ për fmijë.
Mos pi shfepc, s’jé jahudí.
Mâ vênë t’kuqe si katalikt;
mâ vênë t’bardhë si munafikt!
Mos pi visk’ si I. Rugova –
zjermi t’pret, mos thuej st’kallxova.

Mos pi dhallë se â …

«Baladë çame» e Bilal Xhaferrit

I lindur në një fshat të Konispolit brenda kufijve të Shqipërisë, Bilal Xhaferri qe ndër shqiptarët e paktë të Çamërisë që nuk u dëbuan nga shtëpitë e tyre 70 vjet më parë. Por si mendimtar i lirë, poeti dhe shkrimtari …

«Qeni» i Rrahman Dedajt

I njohur pos tjerash për simbolikën e bimëve dhe shtazëve, Rrahman Dedaj (1939–2005) është një ndër pishtarët e vjershërimit modern dhe mjeshtrit e prozës në Dardani. I lindur në trevën e Llapit, Dedaj studioi gjuhën shqipe e letërsinë në Prishtinë, …

Burrat rrinë nën hije

Autorin e këtyre vargjeve e quanin në të vërtetë Andon Çako. Se si Çakoja u bë Zako nuk e dimë me saktësi, por fajin mund ta ketë ndonjë alfabet i kohës. Si shumica e rilindasve shqiptarë, edhe Çajupi kaloi pjesën …

«Si e krijoi Zojsi Dardaninë»

Abdullah Konushevci ishte poet dhe gjuhëtar. I lindur më 1958 në Prishtinë, studioi letër­sinë në vendlindje dhe Zagreb. Punoi si gazetar për dy rreth dy dekada, filli­misht tu shkru për revistën Bota e Re dhe pastaj për të përditshmen Rilindja

Erotika shqiptare para një shekulli

Qe shqip folklori erotik i fillimshekullit XX:

Kângë popullore.

E bukur qi nnritë si dielli
Kahë po shkon moj malit fiëlli,
Tuëj gzuë kodren, tuë gzuë shtegun
Ç’ po kërkon maletë vetun,
Kqyr si giaen t’ dashunin fjetun,
Xiria gjumin