Darveny (Dardania, vendi ynë) është fushatë e pavarur dhe jopartiake për me ringjallë emrin burimor të vendit tonë të lashtë – Dardania.
Bëja lajk fushatës në Facebook.
Emri Dardani është i saktë historikisht, gjeografikisht, dhe politikisht:
1. Vendi ynë njihet si Dardani që nga kohët më të lashta. Emër më të vjetër për Dardaninë nuk ka. Për ta mbështetë zgjërimin e saj, Sërbia përhapi në shekullin XIX emrin Kosovë. Sipas propagandës së Beogradit, Kosova ishte zemra e perandorisë së vjetër sërbe dhe vendi ku kishin rënë heronjtë sërbë.
2. Dardania ngërthen të gjithë truallin e vendit tonë. Kurse Kosova është vetëm pjesa lindore e tij, e njohur edhe si Fusha e Kosovës. Emërtimi Dardani mbulon edhe Rrafshin e Dukagjinit, që përbën gjysmën perëndimore të vendit.
3. Dardania është emër asnjanës, që lidhet me truallin. Banorët e hershëm e pagëzuan vendin Dardani, për nder të dardhës – pemës lulebardhë e frytëmbël që rritet në dheun tonë. Emri me rrënjë në nënën e shqipes nderon si shqiptarët, ashtu dhe popujt e tjerë dardanë.
Emri mishëron të kaluarën dhe të ardhmen e dheun. Dardania është “brendi” që ruan nderin e vendit tonë.
Qe harta e Dardanisë në disa gjuhë: