Krehtorja e qenve



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Në Prishtinë paska nji «dog grooming salon». Sikur kjo dugajë të kish punu para lufte, do të kish qenë «салон за дотеривање пса».

Natyrisht, veç shqip nuk ka mbëhi me ia shkru titullin dugajës, sepse qentë e vendit sillen llaskuca nëpër Prishtinë, s’dijnë çka asht me u krehë, e as s’i kan kushtet me shku në krehtore. Ata që i kan — shtresa jonë e sapopasunueme, përfshi edhe shum shokë të mij të dashtun dhe lloj-lloj racash të qenve që i kan pru prej së jashti — dijnë anglisht.

Por tash asht e udhës me u thanë këtyne dostave: Mos pritni që ky vend e ky komb i yni me ba gja për ju, se ju vetë vetëm prapthën tuej po e kqyrni! Se mos po e doni vendin? Gjuhën e bukur ia përbuzni, pyjet ia zhveshni, rrëqebujt ia rjepni, kotelet ia shkelni me kerr, qentë ia gjuni me gurë, kurse fëmijët e të vorfunve ua gjuni për ushqim po kutave endacakë.

Qe ku kemi mbërri! E mos të flasim ma për andrrën shekullore për bashkim kombtar, që jo vetëm që s’e ndjekim, por edhe haptazi e përçmojmë. Me e dashtë vendin e kombin domethanë shum ma shum nga ç’mendojmë na.



Komente & ndërlidhje

  1. Vec sa mbrijta me lexu rastesisht … Gjyshja jem thojke ‘e paske veneru mire’… Keshtu bahet kur merr doktorature mbas tetevjecares e pasunia vjen prej qielle… E qytetarija moderne kopjohet prej filmave… Haj medet… E qekjo ‘haj’ qe e kena – a di kush a eshte prej anglishtes ‘high’ – dmth nalte/shume/teper?!