Obituar: Adem Demaçi (1936–2018)

Ka vdekë Adem Demaçi, shkrim­tari dhe re­vo­lu­cio­nari shqiptar i Ko­so­vës që kaloi 28 vjet burg si i bur­go­sur i ndër­gje­gjes. Demaçi e ka kundër­shtu regji­min komu­nist jugo­sllav dhe ka besu në të drejtën e Kosovës për vetë­vendosje.

Demaçi u burgos tri herë, duke vujtë dënim ma të gjatë se Nel­son Man­dela i Afri­kës së Jugut. Më 1991, Parla­menti Evro­pian ia ndau De­maçit Çmi­min Saha­rov për Liri të Men­dimit, që ma parë i ishte dhënë Mandelës.

Veprimtari shqiptar udhëhoqi Këshillit për Mbroj­tjen e Lirive dhe të Drejtave të Nje­riut në vi­tet 1990, dhe ma vonë iu bashku Ush­trisë Çlirim­tare të Koso­vës si udhë­heqës politik kur nisi lufta kundër Sërbisë më 1998. Pasi u kry lufta më 1999, ai mbë­shteti përpjekjet për pava­rësi dhe demo­kra­tizim të vendit, duke mbajtë qën­drim të moderuar.

Demaçi vdiq sot në moshën 82. La pas dy fë­mijë me emra të ve­çantë arbë­rorë: Abe­taren dhe Shqip­tarin.

Romani i Demaçit Gjarpijt e gjakut, i botuar më 1958, flet për gjak­marrjen mes shqip­tarëve.

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.