Përdali ynë i lajmeve ia shtrembon fjalët CNN-it veç sa me i ngashnjy vizitorët — dhe përmes parjeve me fitu pare.
Por qe për çka rren Koha.net, sajti i kompanisë ma të nderueme mediatike në Dardani: “Filloi Lufta e Tretë Botërore.” Dhe për me tingëllu besueshëm, këto fjalë ia mvesh rrjetit amerikan CNN.
Veç mirozo që edhe na katundarët e kemi mësu pak anglisht, dhe muj e lexojmë vetë sajtin e CNN-it.
Qe përkthimi në gjuhën arbëneshe:
E qe edhe teksti zanafillor në gjuhën angleshe:
Pra, CNN-i po pyet thjesht:
Kërcënimi ma i madh që prej Luftës së Ftohtë? “A asht kjo Lufta e Tretë Botnore?”
Tjetër asht me pyetë, e tjetër asht me thanë. Por përkthyesit e ligë të Kohës, si duket, nuk e dijnë se çka vyn pikëpyetja — ose thjesht morali dhe etika e tyne jan në pikëpyetje!
Kur i krahason me CNN-in, shum leht ke me e vërejtë se sajtet shqiptare të lajmeve nuk po bajnë punë të ndershme. Sajti amerikan sod po i paralajmëroka vizitorët se i ka ndryshu kushtet e përdorimin dhe politikën e privatsisë, dhe po i udhzoka me i pa ndryshimet.
Kurse ndër sajte shqiptare, unë nuk dij asnji pos Plisit të ketë nji dokument me njoftime ligjore. Gazeta Express e kish nji politikë privatsie, por ate e kish anglisht. Paramendoë tash!
Me i ra shkurt, sajtet tona nuk të kallxojnë se çfarë të dhanash vetjake marrin prej teje e as nuk të lajmërojnë se jan tue të shfrytzu për përfitime të veta.
Koha.net, për shembull, jo vetëm se s’të njofton për kushtet e përdorimit dhe privatsisë, por ta mbush pajisjen tande edhe me programe keqdashëse. Prodhuesit e këtyne programeve e pagujnë Kohën për shërbimin që ua kryn.
Ndërsa ty — që i han rrenat për Luftën e Tretë Botnore — të prishet edhe pajisja me turlifarë mallveri.
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/1Xt2fqD