Fjalorth i romanit të parë shqip

Në bibliotekën e nji miku gjeta romanin e Ndoc Nikajt Shkodra e rrethueme (Tiranë: Naim Frashëri, 1967). Në mbarim të librit kishte edhe nji fjalorth, prej të cilit shkëputa këto fjalë:

A

as kahit–nga asnjë anë
anëtar-i
–partizan, njeri që mban anën e dikujt, të në njeriu a të një partie
apë-a
–babë (në të folurën familjare)
andas
–me andje

B

ble-ni–vëllim
bisedar-i-e
–njeri i këndshëm në bisedë, njeri i gojës
burg-u
–bodrumi
bylykbash-i
–titull ushtarak, komandant bataljoni [turq.]
. . .
bashknore
–e përbashkët
buqar-i
–bujk
. . .
borën
–humbën

C[-Ç]

çfarë (me)–me dhënë; me realizue; me tregue
çurr-i
–vënd me murriza e me shkurre.
çakël-a
–sende, vogëlima
coftinë-a
–ngordhësirë
cegm-i
–ngricë
cignëllimë-a
–cicërrimë
çfaqtim-i
–çfaqje, shprehje

D[-DH]

drashtë (me)–me pasë frikë; me u ndruejt
dredhë (me)
–me u kthye; me ndrrue rrugë; me shkue
drejtim-i
–e drejta, të drejtat
degëtare
–si degë, që varet nga një qendër
do
–disa
duhi-a
–vrull
dhuenas
–me dhunë
dritueshëm (i, e)
–i ndritshëm

F

flliqët (i, e)–i ndyrë
fushalok
–shesh, vënd i hapur
ftyrim-i
–parafytyrim; figurë; vizatim
fejues-i
–i fejuari

G-GJ

. . .
gjashëm (i, e)
–i pasur
gjurmë-a
–në tekst ka vështrimin: hapi, çapi
grabitshëm
–vjedhurazi

. . .
gjysëshëm (i, e)
–gjysmak
gërmushë (me u)
–me u kanosë
gjegjë (me)
–me u përgjegjë
ganduem (i, e)
–i lënduem

H

huj-i–vrull zemërimi; tërbim
hetue (me)
–me vrejtë me kujdes
hallk-u
–popull, turmë [turq.]

K

koll-i–patrullë [turq.]
kishllah-u
–vënd i fortifikuar
kujtue (me)
–me mendue; me të shkue ndër mend
kujtim-i
–mendim
kryeqitje-a
–kryengritje
kajnace-ja
–rezja e derës
kryekrejet
–para së gjithash. Punë kryerejet–punë të rëndësishme
kryqësor-e
–rrugë kryq, që kryqëzohet
kryeparë-i
–kryetari
kombëtar-i
–patrioti

. . .

kambë-a–pozitë, gradë
koshiq-i
–masë, peshë
kallajcë-a
–safë uji njëlitërshe
krozhë-a
–shportë e vogël

L

liritar-i–njeri që lufton për liri
leçi-ja
–detyrim, ligjë; po kështu: leçim, leçitje
lame (e)
–detyrim në formë takse
ledhnajë-a
–mur mbrojtës, përforcim
lirueshëm (i, e)
–i lirë
lulnajë-ja
–lulishte
lami ushtarak
–kampi ushtarak
llomishte-ja
–vënd me llom
llugajë-a
–luginë
lidhni-ja
–marrëveshje, lidhje
larushk-u
–rrush i egër
ledh-i
–mur

M

. . .
me folë vajzën
–me bisedue për fejesë të vajzës në një familje të caktuar
marrëdhanunit (të)
–marrëdhëniet
marshallojë-a
–një lloj lule
mastue (me)
–me mastue
mirësim-i
–e mira

N

ngucatë (me)–me nxitë
nguctar-i
–nxitës; përdoret edhe në kuptimin: partizan
nduer
–lloj, farë
ndërdyshas
–me dy mëndje
njimend
–me gjithë mend, me të vërtetë
njimendshëm (i, e)
–i vërtetë, real
novicë
–një lloj pushke
ngacërue (me u)
–me u kacavjerrë, me u ngjitë me duar
nadje-a
–mëngjes
ngritas
–i ngrirë: të rrish si mbi gjemba
nafak-bardhë (i, e)
–fatbardhë

P

psehi–shkaku
përshkrim-i
–ka kuptime të ndryshme: ndodhi, kujtim, parafytyrim
peticë-a
–lloj pushke [sllav.?]
prroskë-a
–një vend i vogël me ujë
përspjetë (me)
–me ja befë, me mbrrijtë në kohën e duhur
parzëm-i
–kraharor
përshihte
–parafytyronte
pejz-i
–fije e muskulit
përhjedhë (me u)
–me u valvitë
të paktit
–të fiktit, të hollët
plumçe-ja
–lapsi [nga lat.]
parandej
–shesh i vogël
prozhm-i
–lëndinë
pritë (me)
–përdoret edhe në kuptimin: me ndalue

R-RR

rrudhë (me)–me i mbajtë dorën, me i thye vullnetin, me i pre hovin
rangë-a
–punë, çështje, kujdesje
randim-i
–detyrim, në kuptimin e taksave
rronicë-a
–copë shumë e vogël
reshper-i
–tregëtar
redif-i
–ushtar rezerve, rezervist [turq.]
randësor (i, e)
–i rëndësishëm

S-SH

shefit-i–nënshtetas
shpoti-ja
–tallje
shestim-i
–me bluajtë me mëndje [edhe: me planifikue–GM]
skundill-i
–cepi, fundi i një rrobe
shgjandër[r]-a
–e kundërta e ëndë[r]rës, realiteti
shtrazar-i
–roja
skamshëm (i, e)
–i varfër
shujtë-a
–ushqim, sende ushqimore së bashku
shoqtar-i
–pjesëtar, ortak
shkarpëdamë (i, e)
–i shpërndarë, i hallakatur
stom-i
–vënd i ngritur
syetar-i
–shënuesi [shenjëtar–GM]
smuetore-ja
–spital
sendergjim-i
–trillim, krijim
shujtue (me)
–me ushqyue
shermashek-u
–bimë që i ngjitet murit e druve [turq.?]
shart-i
–vendim [turq.]
shutitë (me)
–me shue; me mposhtë; me asgjësue
shburrnue (me u)
–me humbë burrërinë
shator[r]e-ja
–çadër ushtarake

T

tubë-a–grup, grumbull, njësi ushtarake
tutë-a
–frikë
turr-i
–vrull, hov
tërthorim-i
–analizë, rrahje e çështjes
tugueshëm (i, e)
–i ndrojtur
tërmal
–e përpjetë

V

varrë-a–plagë
vigmë-a
–britmë, klithmë
vaditun (i, e)
–i mësuar, i stërvitur, i regjur
vrugim-i
–në kuptim të figurshëm: prishje
vedishte
–egoiste

Z-ZH

zabit-i–oficer [turq.]
zhdredhë (me u)
–me u kthye, me ndërrue rrugë
zgrof-i
–stomaku
zhgun-i
–veshje e sipërme e gjatë, petk i priftit françeskan
zogu i dorës
–muskuli i dorës

Shënim: Në këtë fjalor të shkurtër fjalëve u është dhënë kuptimi që kanë në veprën e botuar.

Razi Brahimi & Donika Omari, red., “Fjalor,” në Ndoc Nikaj, Shkodra e rrethueme (Tiranë: Naim Frashëri, 1967) 210-214 (turqizmat e sllavizmat e tepërta janë lanë mënjanë).

Në fjalorth, përveç “majft fjalë[ve] të vjetra, të huaja e neologjizma[ve]” (shih, Brahimi & Omari, “Shënime”, po aty, fq. 203), që sod i shpërfillë gjuha letrare, gjeta edhe gërshetimin e paskajores gege me toskënishten letrare t’asaj kohe.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.