Vit, vite, vjet



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Qe shqip, një rregull e veçantë drejtshkrimi tregon se kur shkruhet “vit,” kur “vite,” kur “vjet.” Për shembull, duhet me shkru “15 vjet” sepse po flasim për sasi, ndërsa shkruhet “vite plot begati,” meqë tani po theksojmë cilsinë e atyre viteve.

Por siç vënë në dukje studiuesit e sotëm të gjuhës, dallimi mes sasisë e cilsisë nuk është gjithaq i lehtë. Bie fjala, përdorim përcaktorët “pak” dhe”shum.” A përshkruajnë këto fjalë sasi apo cilsi?

Rregulla për njëjësin dhe shumësin e fjalës “vit” krijon më shum probleme nga ç’zgjidh. Sepse shqiptarët i përdorin këto fjalë gati këmbyeshëm: për njëjës thonë “vit” ose “vjet” dhe për shumës “vite” e “vjet.”

Rregulla që vunë dikur gjuhëtarët përpiqet me shpjegu një dallim që nuk ekziston. Shqiptarët merren vesh qoftë me një vit, me shum vite, apo me një a më shum vjet. Dhe të tria trajtat janë të pastra shqip.

Atëherë, pse na duhet rregulla e koklavitur? A nuk ka ardhë koha me e largu nga librat e drejtshkrimit?