Naimi për Amerikën

Ja se ç’thoshte rilindasi ynë Naim Frashëri për Shtetet e Bashkuara në një tekst mësimor të gjeografisë në shek. XIX:

Faksimile nga N.F., Γiθesija [Gjithësija] (Bu­ku­rεϭt [Bukuresht], 1895) f. 117
Tekstin e gjejmë në dy libra: Dituritë… (1886, ribot. 1986) dhe Gjithësija (1895). Me germa të sotme del kështu:

Vëndet’ e bashkuarë . . . janë prej 34 dhimokrative [republikave] të ba­shkuara, dhe kanë 35,000,000 njerës: k. q. i gjithëve është Vashink­toni edhe më të mbëdhenjtë qytetë janë Nevjorku me 8,100,000 njerës, Bos­toni me 200,000, Filladhelfija me 560,000. Ky vënt është më mbroth në dituri e në dritë dhe së gjithash nga gjithë bota.

N.H.F., «Dheshkronjë» në Dituritë për mësonjëtoret të para, siç ribotu në Naim Fra­shëri, Vepra 6 (Ri­lin­dja: Pri­shtinë, 1986) f. 70; N.F., Γiθesija [Gjithësija] (Bu­ku­rεϭt [Bu­kuresht], 1895) f. 117

Se Naimi i veçon Shtetet e Bashkuara si vendin më të zhvilluar të rruzullit është e qartë. Por për se e ka fjalën kur thotë «në dituri e në dritë»? Shkencën dhe arsi­min?

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.