Pushtimi i Pragës

Sot 50 vjet, më 21 gusht 1968, sovje­tikët inva­duan Çeko­sllova­kinë. Një ditë më parë dy aeroplanë sov­jetikë ate­rruan pa­pritmas në aero­portin e Pragës, me arsye­timin se kanë pro­b­leme teknike dhe po presin ndih­mën të arrijë nga Bash­kimi Sov­jetik. Nga këta dy aeroplanë dolën skuadra e spor­tistëve dhe mari­na­rë­ve për të cilët u tha se ishin nisur drejt Jugo­slla­­visë për të zë­vendë­suar skua­drën e një anijeje atje. Mysa­firët e paftuar u ven­dosën në res­to­ran­tin e aero­­portit.

Disa policë çekë zunë të dyshojnë në sovjetikët, me­që ata kishin mba­thur kë­pucë të njëjta dhe në shpinë bar­tnin çanta të njëjta. Por fryma in­ter­na­cio­naliste pro­letare nuk lejon­te të dy­shohej në mysa­firët nga Bashkimi Sovjetik.

Udhë­heqjen çeko­sllovake e kishte in­for­muar edhe një ushtarak hun­ga­rez, që tele­fonoi am­ba­sadën në Bu­da­pest. Ushta­raku u tha se ka marrë urdhër që në orën 23 e ca mi­nuta të jetë në kufirin me Çeko­sllovakinë. Me gjasë, udhëheqja çeke priste inva­zionin të vijë për­toke nga kufiri, kur sportistët që prisnin tran­sit nxorën nga çantat e tyre maliherët dhe e morën nën kon­troll aero­portin.

Dy aeroplanët kishin qenë radarë të lëvizshëm, të cilët dhanë si­nja­lin dhe për pak kohë në aeroport aterruan avionë të tjerë nga të cilët dolën ta­n­ket sov­jetike. Në pistë u pritën nga auto­mjete të amba­sadës sovjetike për të nisur inva­­zionin mbi krye­qytetin çeko­sllovak.

Disa funksi­onarë shtetërorë e par­tiakë çeko­sllovakë menduan se sho­kët e tyre ishin të dehur kur ata laj­mëruar se tanket sovje­tike po vër­shonin nëpër Pragë. Nuk ishte punë dehjeje. Atë natë Çeko­sllo­va­kinë e përpinë 2 mijë tanke dhe 200 mijë trupa të Trak­tatit të Var­sha­­vës. Deri në 300 mijë çekë e sllovakë u lar­guan nga vendi i tyre pas invadimit.

Çeko­sllovakia fitoi lirinë tek pas rë­nies së komu­niz­mit, në Revo­lu­ci­onin e Bu­tësisë më 1989. Tri vjet më vonë, shteti u nda në dy republika të pa­va­rura, Çe­kinë dhe Sllovakinë.

Foto: Poster gjer­man për inva­di­min e Pragës (licencë: CC BY-SA 3.0 DE)

Nga Lulzim Mjeku

Ish-gazetar dhe redaktor i disa gazetave të Prishtinës, tani diplomat i Republikës së Kosovës. Ka shërby si drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe si zëvendës-shef i misionit në Pragë, Çeki. Është autor i librit «Kosova: Neoshqiptarizma për shekullin e ri» (Prishtinë, 2001).