Kosova në krizë, si Gjermania në prag të nazizmit

Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Mynih, 2018 (Münchener Sicherheitskonferenz, me licencë CC BY-SA 3.0)
Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Mynih, 2018 (Münchener Sicherheitskonferenz, me licencë CC BY-SA 3.0)

Fundi i Luftës së Parë Botërore shënoi fitoren e atyre që quheshin «ide prog­resive» dhe të cilat kishin për synim kryesor dhënien e fu­qisë poli­tike sovranit (popullit si tërësi). Në emër të rikthimit të de­mo­kracisë, ndo­nëse jo të drejt­për­drejtë, pjesa perëndimore e globit u njoh në atë periudhë me ndryshimin më të shpejtë dhe më të papritur në sistemet poli­­tike. Jetësimi i par­lamen­tarizmit repu­blikan dhe zhbërja e monar­ki­ve, të cilat kishin mbaj­tur deri në atë kohë nën auto­ritetin e tyre kom­pe­tencat e pushtetit ekzekutiv, shi­heshin si fitore e forcave demo­­kratike. Mirëpo, demo­kracia nuk është për shoqëri jo­­demo­kratike, për sho­qëri të cilat nuk e njohin atë, do të thoshte Carl Schmitt rreth një shekull më parë.

Për dallim nga shtetet evropiane të cilat e gdhen­dën sistemin e tyre kushtetues nga për­vojat e hidhura gjatë procesit të përplasjes së forcave të kundërta dhe të ndryshme politike, shtetet në zhvillim, me theks ato komuniste i përqafuan modelet e tilla përmes asaj që quhet «trans­plan­tim i së drejtës». Në fakt në Ko­sovë, ndonëse «atë­sinë» e Kushtetutës së Kosovës e pretendojnë shumë per­sona, edhe pse ajo realisht paraqet një version të për­pu­nuar keq të propo­zimit gjithë­përfshirës të pre­si­dentit Ahti­saari, procesi kush­tetutë­dhënës është i zhveshur nga elementet esen­ciale të pu­shtetit kons­titutiv dhe paraqet një zbatim të impo­­nuar të ku­shtëzimeve ndërkombëtare — pa një pjesëmarrje të sovranit dhe pa mun­dësi të ndikimeve për­mbajt­jesore nga faktorët politikë të kohës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përpos që nuk i është nën­shtru­ar një procesi konform-kushtetues gjatë hartimit dhe mira­timit të saj, po ashtu është kara­kte­rizuar me përfshirje në komisionet pu­nu­ese të personave që nuk ki­shin kuali­fikimet dhe njohuritë e mjaf­tue­sh­me jo vetëm të draf­ti­mit kushtetues, por edhe për të drejtën kush­tetuese (teorinë dhe prak­ti­kën) në përgjithësi. Propozimet e fak­torit vendor — sidomos ato rreth pa­ri­meve kushtetuese — më tepër ka­ra­k­terizohen me motive personale dhe emo­cionale, sesa me vetëdije mbi kup­ti­min e vërtetë të normave të kop­juara nga ku­shte­tutat e shteteve evropiane.

«Kriza Vajmariane» dhe demokracia fiktive kosovare

Modeli më i pasuksesshëm, mos të them i tmerr­shëm, i një par­la­men­­tarizmi republikan u paraqit në Re­publikën e Parë Gjermane e cila u quajt «Re­pub­li­ka e Vajmarit», sipas em­rit të qytetit ku u zhvi­lluan puni­met e asam­blesë kushtetuese. Kush­te­tu­të­dhënësi gjer­man ishte për­cak­tuar në atë kohë për një president që zgjidhej drejt­për­drejt nga po­pu­lli me qëllim që të paraqitej si balancues i pu­shtetit në ra­port me legjis­lati­vin që po ashtu zgjidhej nga po­pulli. Për vite me radhë juristët — me theks ata jashtë Gjermanisë dhe që nuk e njihnin as ren­din ku­sh­tetues vaj­marian as konceptin gjer­man mbi shte­tin dhe të drejtën — dek­la­ruan se pikërisht një po­zi­ci­onim i tillë i shefit të shtetit në kushtetutë shkaktoi shem­­bjen e rendit kushtetues rreth një dekadë më vonë.

Mirëpo, pavarësisht që presidenti i shtetit në Re­pub­likën e Vajmarit ki­shte kom­petenca jo vetëm ekze­kutive, por edhe ligjdhënëse, me theks të veçantë nxjerrje e «rre­gulloreve të jashtë­zakon­shme» me kara­kter edhe kush­te­tues, pro­blemi asnjë­herë nuk qën­dron te nor­ma kush­tetuese. Sepse ajo nuk është pasqyrim i një shpall­jeje hyj­nore, por e formuluar dhe mi­ra­tuar nga njeriu. Në dritën e kësaj qas­jeje, shkaqet e dështimit të re­pu­bli­kanizmit vaj­ma­rian janë të lidhura me faktorë të tjerë.

Përbërjet e para të parlamentit gjerman, të cilat edhe ashtu nuk kishin jetë të gjatë, sepse pre­sidenti kishte të drejtën e shpërbërjes së par­la­men­tit pa asnjë arsy­e­tim, u karak­teri­zu­an me zgjedhjen e personave jo të duhur për të për­fa­që­suar popullin. Pavarësisht që ku­shtetuta e Vajmarit përcaktonte se deputetët i nën­shtroheshin vetëm ndërgjegjes së tyre dhe për­fa­që­sonin popullin gjerman, reali­teti pas­qy­ronte abu­zi­min e pozitës së të zgjedhurve të po­pullit dhe imu­ni­tetit parlamentar. Synimin e vetëm që kishin ata që zgjidhe­shin në or­ga­nin legjis­lativ të shtetit ishte t’u shër­benin in­te­resave ekonomike të grupeve të cak­tuara nga të cilat ata kishin për­fitime per­so­nale. Kur kë­saj i shtohet fakti se shu­mica e të zgje­dhur­ve të popullit nuk kishin njohuri ele­men­tare mbi funksionimin demo­kratik të shtetit, kup­tohet edhe mundësia për të shtruar e për të zgjeruar ndi­ki­min e autoritetin për ata që ishin paksa më të «zhdër­vjelltë» dhe që gra­du­alisht ndërtuan kultin e tyre.

Ndonëse në diferencë prej një shekulli mes veti, par­lamentarizmi kosovar kara­kterizohet pi­kërisht nga po të njëjtat probleme që i kara­k­­terizuan fillet e para të parla­men­ta­riz­mit republikan. Me të vetmin da­llim, se jeta e shkurtë e legjis­latu­rave në Kosovë u kara­­kte­ri­zua me vetë shpërbërje të njëpasnjëshme të par­la­men­tit — qoftë pas një mocioni mos­besi­mi, qoftë me votë të deputetëve për shpër­­­bërje të legjis­lativit. Pavarësisht njërës apo tjetrës, në fakt ata kon­­firmonin pa­aftësinë e tyre për të përmbushur rolin dhe obli­gi­min që ua ka ngarkuar sho­qëria — për­gjegjësi që me ngulm e kishin dhe vazhdojnë ta kër­kojnë gjatë fu­sha­tave zgjedhore.

Interpretimi kushtetues si alkimi dhe sharlatanizëm

Periudha vajmariane përpos krizave iden­titare dhe mungesës së të kup­tuarit të fun­ksi­o­nimit demokratik të institucioneve shtetërore, u karak­terizua me deba­tin e njohur «pro dhe kun­dër» jetësimit të gjy­që­sisë kush­te­tuese. Për­derisa Hans Kel­sen kishte rea­lizuar mo­delin e centralizuar të gjyqësisë ku­shte­tuese në Austri, Carl Shmitt në anën tjetër u paraqit si kun­dër­shtari më i zëshëm i dhënies së kom­pe­ten­cës gjy­qësorit — për të vendosur rreth kontesteve po­litike apo me efekt përfundimtar politik. Sipas Schmittit përmes këtij veprimi «politika nuk do të fi­tonte as­gjë, ndërsa dre­jtësia do të humbiste gjith­çka». Përtej kriti­kave që pati kjo qasje, më tepër e bazuar në para­gjykimet ndaj afërsisë së Schmittit në fillet e para të qeverisjes naziste, ishte pikë­risht njohja e themeltë e defek­teve të sho­që­risë së atëhershme gjermane që e shtyu atë të mbante një qëndrim të tillë.

Presidenti impononte emërimin e kancelarit, nën kër­cënimin e shpër­bërjes së parlamentit. Ndërsa shpall­te gjendjen e jashtë­zakon­shme dhe në ato rre­thana përmes akteve presi­den­ciale ai jo vetëm që zë­vendësonte par­la­mentin në pro­cesin legjislativ për­kohësisht, por në të njëjtën më­nyrë zhbënte ren­din ku­sh­te­tues — duke i njo­hur Hitlerit pushtetin ab­solut si udhëheqës suprem i shtetit gjerman.

Ku­sh­tetuta e Kosovës nuk i njeh këtë rol kreut të shte­tit, ndonëse presidenti aktual do ta lak­monte një gjë të tillë. Roli i tij destruktiv në raport me funksio­nalizimin e institucioneve u vërejt pas zgje­dh­jeve të vitit 2017, ndërsa po shpër­faqet edhe më shumë pas zgje­dh­je­ve të 6 tetorit 2019. I pakënaqur me korni­zën e ngushtë të cilën ia ka përcaktuar kush­tetuta, ai po për­piqet që përmes citimit jorele­vant e të pasaktë të ku­shtetutës dhe akt­gjykimeve të Gjykatës Ku­shte­tuese të imponohet si auto­ritet i rëndësishëm në pro­cesin zgjedhjes së qeve­risë. I rre­thuar nga një staf i pakualifikuar në ra­port me interpretimin kush­te­tu­es, ai kishte ten­tuar të imponohej edhe si udhëheqës fak­tik i dialogut me Serbinë.

Ngjashëm si alkimistët të cilët shfrytëzuan kri­zat ekonomike në Ev­ropën mes­je­ta­re për t’i zhva­tur aristokratët nën premtimin e pro­dhi­mit të arit nga materiale e tjera, ashtu edhe presidenca po tenton t’i japë vetes një pozicion që nuk i takon në sistemin kushtetues të Ko­so­vës. Duke marrë parasysh se jo vetëm ku­sh­te­tuta jonë, por as kushtetutat e huaja, nga të cilat «etërit e kushtetutës» i kanë kopjuar dis­po­zitat për formimin e qeve­risë, nuk para­sho­hin afate brenda të cilave duhet t’i propozohet pre­siden­tit emri mandatarit për krye­mi­nistër, presidenca tenton që të krijojë huti në opinion se për këtë çë­shtje ndoshta do të kërkojë inter­pretim nga Gjy­kata Ku­shtetuese. Mirëpo, është për t’u habitur fakti se që nga viti 2018, Gjy­ka­ta Ku­sh­te­tuese i ka refuzuar të gjitha kërkesat e dorë­zuara nga Pre­si­denti të cilat nuk ba­zo­hen në nenin 113 të Kushtetutës, nen i cili para­sheh kompetencat e Gjykatës Kush­te­tu­e­se. Është për t’u habitur se si stafi i presidentit vep­ron në ni­vel sharlatanësh, të cilët përmes dek­lari­meve — të cilat është fakt notor se nuk kanë asnjë bazë ku­sh­tetuese — do të kër­kojnë të imponojnë një afat të paqenë dhe të shtrem­bë­rojnë rendin kushtetues.

Akterët politikë por edhe opinioni duhet ta kenë të qartë se formimi i qeverisë është një pro­ces që as­kund në demokracitë par­la­men­tare nuk ndodh bren­da disa ditëve. Ai është një proces të cilin duhet ta karak­teri­zojë seri­o­zi­teti dhe evitimi i defekteve të cilat do ta shkak­to­nin shpër­bër­jen e qeverisë dhe par­la­men­tit para mandatit të rre­gullt. Ndarja e për­gje­gjë­sive brenda koalicionit qeverisës, por edhe çështja e presidentit — emri i të cilit duhet t’i pro­pozohet part­nerit qeve­ri­sës që në këtë fazë — ka qenë sfidë edhe për Gjer­ma­ninë në vitin 2013. Pra kjo nuk qenka diçka e pa­njohur në praktikën par­la­mentare. Prandaj, në dritën e kë­tyre fak­teve, ndër­timi i nga­dal­shëm i institucioneve nuk paraqet krizë kush­te­tu­ese; krizë jo vetëm ku­sh­te­tuese, por më te­për morale paraqet tentimi për të shtrem­bë­ruar ren­din kushtetues, edhe ashtu fragjil.


Autori është në përfundim të studimeve të dok­to­ratës në Univer­si­te­tin Heinrich Heine në Dyseldorf dhe ka shërbyer në të kaluarën si kë­shilltar juridik në Gjyka­tën Kushtetuese të Kosovës. Qëndrimet janë personale dhe nuk pasqyrojnë qënd­rimin e insti­tu­cionit ku është duke i përfunduar studimet.

Foto: Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Mynih, 2018 (Mün­chener Sicher­heits­kon­ferenz, me licencë CC BY-SA 3.0)

Nga Durim Berisha

Doktorant në Universitetin Heinrich Heine në Dyseldorf, ka shërbyer më parë si këshilltar juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Qëndrimet e shprehura janë personale.