Për një kuotë të re gjinore

Me gjetë një formulë ka­rrotë-stupc që shpër­blen partinë kur për­krah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa.

Kosova s’ka pasë as­një­herë ma shumë vaj­za e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgje­dhje nuk kanë dalë ma shumë deputete të zgje­dhura pa ndihmën e kuotës gjinore. Lë­viz­ja VETË­VEN­DOSJE! në Kuvend e kalon duk­shëm 30-për­qin­dë­shin.

Sepse tani kanë ardhë në shpreh­je dy me­ka­niz­ma ma të fuqi­shëm e ma demo­kratikë se vetë kuota. Së pari, sub­jektet si Lëvizja kanë përkrahë sin­qe­risht vajzat dhe gratë e zoja në garë. Së dyti, qyte­tarët po vle­rë­sojnë drejt kandi­datët, duke lënë prapa para­gjy­ki­met gjinore.

Gratë deputete të zgjedhura me kuotë dhe pa kuotë sipas subjekteve politike
Gratë deputete të zgje­dhu­ra me kuotë dhe pa kuotë sipas sub­jek­­teve poli­tike (mbë­shtetë në grafikun nga Wikisud82, me licencë CC BY-SA 4.0)

Por a mund t’i bëjmë të për­hershëm e t’i for­cojmë ende këta me­ka­niz­ma?

Kuotën vyn me rujtë, por me reformu. Ajo s’du­het t’i nxisë partitë me i përfshi gratë në listë sa për sy e faqe, por me u dhënë hapë­sirën e duhur në garë e në vendim­marrje. Me një fjalë, sistemi duhet me i shpër­bly partitë që i për­krahin gratë dhe me i ndë­shku ato që nuk i për­krahin. Një mun­dësi është që kuotën me zba­tu jo vetëm brenda listës por dhe mes par­tive — diçka si pragu zgjedhor.

Të themi, partia XK fi­ton 10 ulëse në Ku­vend. Por 10 kan­di­da­tët ma të votuar janë burra. Sipas sis­temit të tashëm, 3 bu­rrat e fun­dit zë­ven­dë­sohen me gratë e listës. Me kuotën ndër­partiake, vendet e tyre do t’u shpër­nda­heshin grave ma të votu­ara pa marrë para­sysh partinë.

Kur ndëshkohen kë­sisoj, partitë ndry­shojnë qasjen ndaj gra­ve, dhe gratë fi­tojnë hapësirën e mo­huar. Kur nuk ndë­sh­ko­­hen, udhë­he­qësit e par­tive shfry­tëzojnë gratë. Së pari, i futin në listë për ta plotësu ku­shtin ligjor. Së dyti, i ma­rrin në Ku­vend duke lënë jashtë bu­rrat që i kanë pru vota par­tisë. Dhe së treti, i de­ty­rojnë me punu kun­dër demo­kracisë, duke ua kujtu se janë de­putete falë kuotës — dhe për­fun­di­misht falë partisë.

Shih: Kuota zgjedhore, e keqe për gratë

Kur më 2013 Kuvendi votoi me u ndihmu grave të dhu­nuara gjatë luftës, depu­te­tet e kuoti­zuara të PDK-së ngritën dorën kundër. Dhe kur një vit ma vonë plasi sherri kush­te­tues mes PDK-së e Vla­nit, kryesuesja e ras­të­sishme nuk e thirrte mbledhjen e parë të Ku­ven­dit, siç kër­kon Kush­tetuta, por vep­ronte sipas urdh­rave të partisë së saj që rre­zi­konte me humbë pu­shtetin. Si­vjet, mu kjo deputete shfaqi por­nografinë për dë­shmi të gjeno­cidit, por nuk denjoi me tregu kush e ka po­rositë, sepse mund ta im­plikonte kreun e partisë.

Një kuotë që shkon për­tej numrave i jep fund këtij nënçmimi.

Sepse fuqizon me­ka­niz­min e parë që sivjet thek­soi barazinë në Ku­vend: e shtyn par­tinë të përkrahë vajzat e gratë sin­qerisht. Por e shtin në lojë dhe me­kanizmin e dytë: e zhvesh votuesin nga para­gjykimet. Para­gjy­kim është dhe bindja se filan-kan­didatja s’ka mbëhi për votë, sepse hyn me kuotë.

Rrjedhimisht, kuotën duhet me refor­mu. Por edhe me ripër­kufizu, duke eduku zgjedhësit.

Gjatë fushatës, kam lutë votuesit që secili të votojë të paktën 2 vaj­za e gra. «Me e kë­qyrë holl», pata shkru, «e kemi detyrim ligjor me votu kështu. Por meqë vota asht e msheftë, dhe kurr­kush s’guxon me na ndejtë mbi krye me pa ku po i qesim tikat, ligji na ko­rri­gjon tue e zbatu kuo­tën gjinore mbasi të numë­rohen votat».

Kur kësaj teorie i shto­het tuta praktike se vota jote kam me iu njehë kundër­shta­rit, Dar­­da­nia do të kre­no­het me bara­zinë dhe për­fa­që­­simin gjinor në Kuvend.

Na mbetet sfidë, me­gjithatë, me gjetë for­mulën karrotë-stupc për zgjedhjet vendore. Prej 38 komunave ko­so­vare, asnjëra nuk ka grua për kryetare.


Autori është avokat ndër­kombëtar dhe akti­vist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lejohet me kopju dhe ribotu këtë shkrim sipas licencës CC BY-ND 4.0, duke cekë autorin dhe burimin.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.