Kosova ka kushtetutë militante

Kushetuta e Republikës së Kosovës (2008)
Kushetuta e Republikës së Kosovës (2008)

Botu në Dialog Plus

Ajo prek bashkimin me Shqi­pë­rinë, komu­ni­tetet pakicë dhe dia­logun me Serbinë

1.

Kosova ka kushtetutë mi­li­tan­te. Ky përfundim më del nga shkrimet e ju­ris­tit të mirënjohur Gary Jacob­sohn. Ku­sh­te­tutat mi­litan­te impo­nojnë rre­gulla që nuk për­kojnë me prit­shmë­­ritë e sho­që­risë, duke ngacmu kë­shtu pa­­har­moni kush­tetuese. Në anën tjetër, ndodhen ku­­sh­­­tetutat e urta (acqui­escent con­stitu­tions), që i pra­­nojnë vlerat sho­qërore.

Pas Luftës së Dytë Botë­rore, bie fjala, Gjermania ven­dosi një ku­shtetutë militante, që synonte me tran­s­for­mu shoqërinë gjer­mane duke mbë­shtetë ren­din ju­ri­dik mbi denjë­sinë e njeriut dhe të drej­tat e tjera të pa­tjetër­­sue­shme. Sipas ne­nit 1 të Ligjit Themelor të Gjer­­manisë, ato janë bazë për «paqen dhe drej­tësinë në botë».

Kushtetuta deri diku du­het ta trans­formojë sho­që­rinë. Për disa çë­shtje, është e kuptuesh­me, mad­je e do­mos­dosh­me, me pasë ku­shte­tutë mi­li­tante. Të drejtat the­me­lore dhe liritë e njeriut duhet me i mbrojtë pa e pyetë shu­micën, edhe në ato ven­de që nuk bartin për­gje­gjë­sinë e një Gjer­manie pas­naziste. Qysh në she­ku­llin XIX, dijetari Sami Fra­shë­ri para­shih­te një kush­te­tutë shqiptare që u jep pa­ki­cave ko­m­bëtare të drej­tën e shkollimit në gju­hët e tyre. Ku­sh­te­tuta e Re­pub­likës së Ko­so­vës je­të­­son pjesërisht idealin e Fra­shërit, ndo­nëse asnjë nga autorët nuk ka pasë haptaz qëllim ta nderojë ri­lin­dasin tonë.

2.

Autorët qebesa kanë qenë të huaj, dhe akti i lartë i 2008-s është për­kthy nga anglishtja. Ven­dasit që kanë shërby në ko­misionin hartues kanë pasë rol krye­këput dytësor. Me përkulje (defe­rencë) para pu­nës së ndër­kombëtarëve, ata s’kanë mbërri me i ndalë dispozitat e pa­do­mos­do­shme që sot u nxje­rrin telashe insti­tu­cio­neve dhe shoqërisë.

Kështu neni 1, pasi qun Kosovën shtet të pava­rur e so­v­ran, zotohet se re­pu­blika jonë nuk do të ba­sh­kohet me një shtet tjetër. Ky nen ashi­qare alu­don në Shqi­pë­rinë, bash­kimin me të cilën populli shu­­micë i Kosovës e ka pa si sy­nim të na­tyrshëm prej kohësh.

Njëherësh, Kushtetuta krijon me­ka­niz­ma sfi­dues për për­fa­që­simin e paki­cave në insti­tu­ci­one, duke u dhënë të drejtë vetoje dhe duke u rujtë pozita në qeveri qyte­ta­rëve ser­bë edhe atëherë kur shpre­­­­­hi­misht kun­dër­shtojnë shte­tësinë e Ko­­­sovës. Këto rrethana janë she­m­­bull i pahar­monisë kush­te­tuese. Ju­risti Jaco­bsohn thotë se shte­tet traj­tojnë pa­har­moninë duke ndër­tu një identitet kush­tetues — mbi tekstin dhe kon­tek­stin e kush­tetutës. Madje shton se «ku­sh­tetuta fiton iden­ti­tetin nga për­voja» dhe se «identeti lind dialo­gji­kisht», duke gër­she­tu aspi­ra­tat poli­tike të së kaluarës dhe ven­dos­­mërinë me tejkalu atë.

Andaj Kosova ka kush­te­tutë mili­tante. Dhe për­voja politike ia ka shumë­fi­shu­ar karakterin militant.

3.

Nëse më 2008 ka pasë bindje se Kosova mund ta heqë nenin 1.3 (një anë­tar i komisionit har­tues e pat su­gje­ru vetë këtë), tani ka më­dy­shje nëse Kosova mund ta rujë sov­ra­nitetin dhe ka­rak­­terin unitar sipas nenit 1.1. Fill pas pa­va­rësimit, ko­mu­ni­te­ti serb nisi me u inte­gru hap pas hapi në jetën pu­b­like, duke dhënë shpresë për jetësimin e plotë të Ku­shte­tutës. Por më 2011 e të­hu, repub­lika mori në thua gjatë bise­di­meve me Ser­binë, e cila shfrytëzoi marrë­vesh­jet teknike e poli­ti­ke për ta shti në dorë krejt komunitetin serb të Ko­sovës.

Një marrëveshje e vitit 2013 — gjoja për nor­mali­zimin e marrë­dhë­nieve — para­sheh kri­ji­min e zajed­nicës së komunave serbe në Ko­sovë. Ndo­nëse tek­sti i saj nuk i përmend as­kund palët nën­shkrue­se, marrë­­ve­sh­ja është rati­fiku në Kuvendin e Ko­so­vës si traktat mes Re­pub­likës së Ko­so­vës dhe Repu­b­likës së Ser­bisë. Ra­tifikimi e bën atë të detyrueshme dhe të zbatue­shme para çdo ligji vendas pas Ku­shtetutës.

Një ujdi tjetër e gushtit 2015, që tashma është shpallë jokushte­tue­se, i jepte zajed­nicës kom­pe­tenca sov­rane brenda një te­rri­tori të cak­­tuar dhe i për­jash­tonte shqip­­tarët nga jeta pu­b­­like në atë te­rritor.

Ndonëse opozita ka arritë me ndalë këtë pro­jekt rrë­nues, Beo­gradi ka rritë ndi­kimin duke formu një parti, e cila garon në zgjedhjet ko­­so­­va­­­re nën parullën e za­jed­­nicës. Lista Srpska në fakt i shër­ben agjendës së Ser­bisë, duke shtypë men­di­min ndryshe brenda ko­mu­nitetit serb dhe duke e fy e kundër­shtu Re­pub­likën e Kosovës.

Ecuria dialogjike, që për­mend Jacob­sohni, nuk ka ndër­tu identitet ku­sh­te­tues, por ka prodhu me­ka­­niz­ma kundër­kush­te­tu­es. Më 2008, udhë­heqësit shte­tërorë që mira­tunë nenin 1.3 u zotunë me ka­për­cy sy­ni­min his­torik për bash­ki­min e trojeve shqiptare. Më 2013, këtë zotimi ia shtunë detyri­min për za­jed­nicën ser­be, e më 2015, nën­shkrunë ma­rrë­ve­shjen që nën­kup­tonte copëtimin e brend­shëm të shtetit tonë.

4.

Neni 1.3 është ende në fuqi. Por pa­harmonia ku­sh­te­tuese është thellu. Se­pse Kosova ka kush­te­tutë mili­tan­­te, që shpërfill pritshmëritë e sho­qërisë.

Ka, megjithatë, një dis­pozitë që shpër­faq urti. Neni 3.1, siç është miratu në Ku­vend, për­ku­fi­zon re­publikën tonë si «shoqëri shum­etnike, e për­bërë nga shqip­tarët dhe ko­mu­ni­tetet tje­ra». Drafti i para­­­qitur nga ko­mi­sioni hartues nuk për­mendte fare shqiptarët, por ata u bënë pjesë e Ku­shte­tu­tës falë trysnisë që bënë gjatë dis­ku­timit publik.

Pu­bliku mund të ndreqë shumë punë kur pu­non. Re­publikë do­me­thënë e pu­blikut. Dhe tani është koha me ba Dar­daninë re­publikë me tamam.

Botu në Dialog Plus

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.