Rasti i kryeministrit të shkojë në Kushtetuese

Juristi Durim Berisha e ka lutë Avo­katin e Popu­llit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorë­heq­jes së krye­minis­trit Ra­mush Haradinaj.

Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorë­heqje të parevo­kue­sh­me, dhe tani është ish-krye­mi­nistër. Rrje­dhi­misht, as ai e as mi­nistrat e deri­ta­shëm nuk mund të usht­rojnë de­tyra ek­ze­ku­tive në qeveri.

Parashtresa e juristit Be­ri­sha e fton Avokatin e Po­pu­llit me para­qitë rastin në Gjy­­ka­tën Ku­sh­te­tue­se. Sipas ne­nit 113, Avokat i Po­pullit mund t’i kër­kojë Gjy­katës të shqyr­tojë ku­sh­te­tut­shmë­rinë e akteve të qeverisë.

Ankesën e plotë mund ta lexoni këtu në PDF.

Durim Berisha është dok­to­rant i së drejtës ku­sh­tetuese në Universitetin Heinrich-Heine në Dy­sel­dorf. Ofron shër­bime konsulence për­mes fir­­mës Berisha Con­sulting.

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.