Shota e Bahrija

(përshtatje e kangës amerikane bluz «Betty an’ Dupree» e messhek. XX)

Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Mlidhnu rrotull shokë,
t’ju kallxoj për Bacin Bahri
Edhe dashnoren e tijna,
në vjetin 1901

Shotë emnin e kish,
nji peslirsh tha p’e du
Shotë emnin e kish,
nji peslirsh tha p’e du
Pa mahí, i tha Bahrija,
t’i bâj gati krejt ça m’thu

Veç shtriju, Shotë pehri,
kqyr t’nesrit ça po t’bjen
I tha, shtriju, Shotë pehri,
kqyr t’nesrit ça po t’bjen
Nashta na nxeh di’lli,
nashta dhe peslirshi t’vjen.

Shkoi n’shehër Bahrija,
kobure t’nemcit n’dorë
Shkoi n’shehër Bahrija,
kobure t’nemcit n’dorë
Ia msyni dukatit,
po e rroku dugajxhinë e gjorë

Shotë, i tha Bahrija,
peslirshin qe ku e kí
Shotë, i tha Bahrija,
peslirshin qe ku e kí
Veç me t’knaqë ty, Shotë pehri,
e kam ba unë nji marrí

Shotë, i tha Bahrija,
peslirshin qe ku e kí
Shotë, i tha Bahrija,
peslirshin qe ku e kí
Veç me t’knaqë ty, Shotë pehri,
e kam bâ unë nji marrí

Bahrija i kallxoi Shotës,
du me dalë komit n’mal
Bahrija i kallxoi Shotës,
du me dalë komit n’mal
Zaptijet jan kah m’njekun,
Shotë e bukur, aman m’fal

E nxunë t’ngratin Bahri,
e t’e shtinë n’hapsane
’xunë t’ngratin Bahri,
e t’e shtinë n’hapsane
N’burgun e Prishtinës
Shota Bahrisë i çoi selame

Bahrija i tha kadisë,
kurrë te ti për t’keq s’jam kanë
Bahrija i tha kadisë,
kurrë te ti për t’keq s’jam kanë
Veti kadi mos i thasha, ia kthei,
në t’lasha prap me ardhë

E çunë te trekamshi,
sytë mshelë me mushamë t’zezë
E çunë te trekamshi,
sytë mshelë me mushamë t’zezë
Tash në të ftoft t’dheut t’zi
i banë Bahrisë banesë

Shota mule n’vorre,
more Zot ty t’kofshim falë
Shota mule n’vorre,
more Zot ty t’kofshim falë
O xhelat efendi, kukati,
kqyr Bahrisë ç’m’i ke bâ

E luti arabaxhinë,
kerrit t’xhenazes kadal m’i grahë
Luti arabaxhinë,
kerrit t’xhenazes kadal m’i grahë
Kur t’ma shtijnë Bahrinë n’dhé,
mâ kurrë nuk kam m’e pá

Udha e marë, Bahri,
udha e marë t’koftë ty
Hallall qi u nise,
po qysh mâ mos m’u kthy
Lamtumirë, Bahri i ngratë,
lamtumirë, i mjeri ti

Hallall qi u nise,
po qysh mâ mos m’u kthy
Lamtumirë, Bahri i ngratë…

— nga versioni i Harry Belafontes, 1962

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.