Në nji foto të vjetër

Unë e Ben Dida (2008)


Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Unë e Bendida, n’lule të rinisë
me gishta përpjetë, n’kërkim të lirisë
pak nër blic t’shkrepun
prej dostit syretxhí
pak nën dritë të Hanës
që rrezojke përmí
por shum të pakalitun
në shtigje t’gjuetisë
n’nji rrugë t’lagjes Dardania
n’Prishtinë të Dardanisë
më 2 janar 2008, viti 0 i pamvarsisë
viti 2400 i mbretit tonë Bardhyl
me flokë t’lame e t’krehme
por pa gell e pa dyll

Ben Dida asht shok i jemi i ngushtë prej klasës së parë, kurse Bendida asht perëndia thrake e hanës dhe gjuetisë.