Për me i kuptu drejt të folmet kryesore të shqipes, kish qenë mirë me i riemërtu dhe me i tubu të paktën përkohësisht si:
(1) dardanisht ose jumkanisht — meqë thuhet “jum kânë”
(2) shkodranisht ose kamkenisht — meqë thuhet “kam kênë”
(3) gegë-toskërisht ose kamqenisht — meqë thuhet “kam qenë” ose “kam qënë”
(4) arbërisht ose kamklënisht — meqë thuhet “kam klënë”
Edhe shembujt që i dhashë janë vetëm nji prej veçorive të këtyre ligjeronjave.
Prej kësaj liste, tri dialektet e para janë ma të përhapuna përkah truelli dhe numri i folësve. Kurse vetë gegë-toskërishtja i ka të paktën tri nëndialekte kryesore: gegnishten e Dibrës, gegnishten e Elbasanit, dhe toskërishten.
Për shqipen në tansi, elbasanishtja ka qenë ndër shekuj mesi i artë. Simbas traditës, e kemi klasifiku si gegnishte jugore. Por ajo asht ura lidhëse mes dy anëve të Shkumbinit: duket gegnisht, e tingëllon toskërisht.
Dhe qebesa, elbasanishtja sod asht ma e afërt me toskërishten sesa me dardanishten e shkodranishten, dy të folme veriore që po ashtu i marrim për gegnisht.
Në fund, nuk prish punë se qysh i radhisim e tubojmë ligjeronjat e shqipes. Por tue i vrojtu të folmet veriore, arrijmë ma leht me kuptu se ku ndodhet pika e përbashkët e gjuhës sonë kombtare.
Dhe ia vlen gjithashtu me pa se gjuha jonë asht shum ma e madhe, ma e pasun, dhe ma e fuqishme se dialekti standard që na e kanë mponu klasat sunduese tash e mbi gjysëmshekulli.
Toskërishtja asht e bukur, si çdo e folme tjetër e shqipes. Por nuk asht emnuesi i përbashkët i gjuhës sonë. Edhe dardanishtja e ka hijeshinë e vet, por tue qenë në skaj të vijës së dialekteve, ajo ia ka lëshu prej kohësh udhën motrave, në shkrim e deri diku dhe në të folun.
Folësit e jumkanishtes e kamkenishtes – të njohuna si gegnishte veriore – kanë kërcy disa hapa tutje për me u taku me toskërishten. Klasat sunduese nuk pranojnë me lëvizë, por populli nuk mundet me ndejtë në nji vend.
Shqiptarët, për aq sa janë të lirë, e tërheqin njani-tjetrin si magnet dhe bashkëjetojnë tue marrë e tue dhanë.
Toskërishtja mund ta rujë namin e dialektit zyrtar, por gjuha kombtare nuk do të jetë ajo që u përuru më 1972. Ka me pësu reformë, deshtën apo s’deshtën sundimtarët!
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=1445
Ah sa e randsishme osht me e dijtë shqipet që sa na vynë ristandardizimi i gjuhës shqipe, e me u ndryshu standardi qe osht tash, se n’ven qe me na bashku, na ka coptu tepër keq.
Të lumtë goja, Freskim.
Ose, ta kthejme komplet ne ilirishte. Ose jo, – ni tjeter thote; – jo, kjo nuk m’pelqen, hajde n’pellazge .
Gjuhet, kudo n’bote evulojne, zhvillohen, ecin, por jo me u kthy mbrapa. Ose, nese ishim kthy mbrapa, nuk kemi shume fakte se si ,saktesishte osht fole . Kemi vetem disa shembuj per disa fjale t’caktuara.
Me i rujt’ osht bukuri, e me i konsideru si t’shenjta, por, imagjino sa funny kish me tingellu gjithcka.
Brahmew wellinghtser on sid as haar – Old English
I can even hear the lighting of the Sun – Modern English
Ejvallah Ya !
Kurrkush s’po thotë me u kthy mbrapa në kohë, por me i pranu faktet se qysh flasin sod shqiptarët.
“Unë kam qenë” e perdorin edhe ne anglisht “I have been”. Por kto qe e perdorim na ne Kosovë “unë jom konë”, ne anglisht s’perdoret “I am been”. Bash po me intereson a ka naj gjuhë qe e perdorë kete formen e Kosoves.
Po, Qendrim. Frangjishtja e ndjek thujse të njejtin model. Përdor foljen ndihmëse «me qenë» për folje jokalimtare: p.sh., «je suis venu» (unë jam ardhë). Por nëse folja asht kalimtare, atëherë përdoret folja ndihmëse «me pasë»: p.sh., «j’ai écrit mon nom» (unë e kam shkru emnin tim).
Sërbo-kroatishtja, n’anën tjetër, e përdor foljen ndihmëse «me qenë» për me formu të kryemen për të gjitha foljet.
Për foljet kalimtare dhe jokalimtare, shih shënimet këtu: https://tr.im/YQyVB (sajt i jashtëm).