Dita e gjuhës amtare

Gëzuar ditën e gjuhës amtare! Sigurisht me gjuhë amtare kuptojmë atë varietet që kemi nxënë të parin, arketipin tonë gjuhësor. Imi është e folmja e butë e Tiranës, nxënë si gjuhë amtare prej moma Fetit, të cilën dua ta kujtoj …

Standardi dhe gegnishtja

Anketë rreth gjuhës standarde (Univ. Oslo, 2011)

Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve …

Mëshele fjalorin

Fjalori i shqipes i vitit 1954 shënon fjalë si mëshel e i mbramë ose edhe nalt. Botimi i radhës i leksikografisë, fjalori i vitit 1980, nuk e ka asnjërën nga këto leksema. Secila prej tyre mbetet kësisoj e papërfaqësuar …

Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne …

Gegnishtja, grue në havale

Gegnishtja, shaje e nàle,
bâ si grue n havale.
E ngrata, vyshkë e thá,
ká t drejta, qysh nuk ká?
Ká t drejtë me vênue,
kush pa e trazue:
safish pênin për t kepë;
sa trash brumin për petë;
me …

Mbi matjet e korpusit të shqipes

Domeni publik i gjuhës dikur kishte raviza më të prera e të dallueshme. Sot këto dalin të vagullta, meqë shumë veprimtari, dikur gjysmëpublike, jopublike, private e intime madje, tashmë depërtojnë e nguliten madje fare në domenin publik. Me përhapjen virale …

Jumkanisht, kamkenisht, kamqenisht

Hartë etnike e Ballkanit, 1882 (qethë)

Për me i kuptu drejt të folmet kryesore të shqipes, kish qenë mirë me i riemërtu dhe me i tubu të paktën përkohësisht si:

(1) dardanisht ose jumkanisht — meqë thuhet “jum kânë”
(2) shkodranisht ose kamkenisht — meqë thuhet …

Histori e shkurtë e standardizimit të shqipes

Një faqe nga procesverbali i mbledhjeve të Komisisë Letrare Shqipe (1916)

Komisia Letrare Shqipe dhe gjuha standarde shqipe e elbasanishtes

1. Propozimi për krijimin e një gjuhe standarde shqipe asht dhënë në Kongresin e Elbasanit, i cili u mbajt me 2-8 shtator 1909. Por një punë e njëmendët për standardizimin praktik, …

Rreth dialektit të Elbasanit

Përbërja e përzjerë e popullësisë gjithashtu ka mundur të jetë njëri ndër faktorët që kanë kushtëzuar të përhapurit e tipit të pëgjithësuar të të folmes që është formuar në zonën dialektore gege të jugut dhe që ka pasur karakter të …

Pika 11 e Kongresit të Elbasanit

PIKA 11 E KONGRESIT ARSIMOR TË ELBASANIT:

Kongresi u rekomandon të gjithë pendëpërdorësve shqiptarë, që të përdorin, me sa të mundin, dialektin e Elbasanit, sepse ky asht dialekt që kuptohet në të gjitha anët e Shqipnisë dhe që sjell bashkim.

Pak fjalë për ë-në dhe j-në

Pyetje: Pse e mbajmë ë-në në fund të fjalës “këtë”?

Chashtja e ë-së në gjuhën shqipe asht shumë e ndërlikueme. Po e parafrazoj gjuhëtarin Eqrem Chabej, i cili për Kongresin 1972 pati thanë se nëse ky Kongres arrin me i

Fashizmi gjuhsor

Fashistat e ruejnë pushtetin në të njejtën mënyrë gati kudo, tue u shpallë luftë gjuhëve e të folmeve të popullit n’emën të kinse njishmënisë kombtare. Kisha Greke e mallkoi gjuhën tonë dhe vrau pishtarë të germave shqipe. Simbas priftave helenë, …

Gjuhtar pa Ë

Me këto rregullat që kemi, është shum vështirë me ditë se ku duhet vu Ë e ku jo! Për shembull, “gjuhëtar” (nga ‘gjuhë’ + ‘tar’) shkruhet me Ë në mes, kurse “lojtar” (nga ‘lojë’ + ‘tar’) shkruhet pa Ë. Pse …

G dhe L, dy rrymat

Përpara sesa ta fillojmë shqyrtimin e standardit, na duhet nji arsye e qëndrueshme. Pra, nji politikë gjuhësore. E politika gjuhësore e don nji vektor orientimi, pra përgjegjen për pyetjen “pse po çohemi me e shqyrtu standardin”.

Përfaqësuesit e nji rryme …

Emṇi SHQIPËṆI

Më 21 kallnor 1925, Asambleja Kushtetuese e Shqipnisë shpalli Republikën Shqiptare. Nuk mund të thom saktë se ç’e frymzoi kët emërtim zyrtar të shtetit. Por nji gja asht e dukshme: nuk asht as gegnisht, as toskërisht! Trajta «X Shqiptare» vazhdoi …

Kam punu…

Populli është kursimtar. I kursen edhe tingujt, fjalët e rregullat. Andaj gjuha evoluon natyrshëm kah trajtat sa ma të shkurta e të përafërta. Bie fjala, brezat e rij janë të prirë me thënë /kam punu:/ në vend se kam punuar

Gjuha e bashkimit kombëtar

Kur shqipja asht e pastër, ajo ruen shqiptarët si komb më vete. Dëlirjen e gjuhës, dijetari Eqrem Çabej e quente sa “detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare.”

Dallas, Texas — Shqiptarët janë një komb në saje të gjuhës. Shqipja, në letërsi …

Nji Komb, Nji Gjuhë

Dallas, Texas — Në kryeveprën Shqipëria: Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë, Sami Frashëri shprehte vegimin e tij për t’ardhmen e vendit tue u mbështetë në njohunitë për të kaluemen e ndritun të kombit tonë. Tek parapëlqente që …

Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due …