Me këtë projekt, jam përpjekë me i sanu të metat e kushtetutës së 2008-ës, duke qartësu pushtetin e popullit si sovran, duke i zgjëru të drejtat e njeriut, dhe duke e përcaktu me përpikëri mënyrën si zgjedhen dhe veprojnë ngrehimet e shtetit.
Përveç përmbajtjes së re dhe huazimeve nga kushtetutat botërore, projekti përfshin edhe pjesë të rishkruara të kushtetutave të mëparshme të vendit. Teksti ka afro 13 mijë fjalë, rreth tremijë më pak se kryeligji i 2008-ës, dhe është shkru me gjuhë të thukët, fjali të shkurta e të kuptueshme, dhe fjalë sa më shqipe.
U jam mirënjohës bashkëqytetarëve Yll Abdyli dhe Dren Shporta që më sugjeruan përmirësime në disa pjesë të tekstit. Gabimet mbeten të miat.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=1462
Kjo kushtetuta juaj shkel rende lirine e besimit fetar, duke mos iu lejuar 98 perqind te muslimaneve ne Kosove per ta zbatuar ligjin islam te Sheriatit, siq i udhezon Krijuesi i tyre. Gjithashtu, insistimi juaj qe shteti te quhet Dardani tregon se ju jeni pjesetar i paguar i sherbimeve te huaja qifuto-katolike qe synojne ta qrrenjosin Islamin nga trojet tona.
Mrsh n’Arabi e lyp Sheriat atje bre guban.
Tagri? Kanuni? Besa? A jemi ne shekullin 21 apo ne shekullin 12, ju lutem?
B E S A.
I nderuar , nga shfletimi i kujdeseshem qe arrita ti beje kesaj projekt kushtetute , po verehen shenja te nje injorimi mbase te qellimeshem te gjuhes se njesuar Shqipe dhe te nje mosnjohje te pergjitheshme te terminologjise ne pergjithesi ,por asaj shkencoro -juridike te sistemit civil ( kontinental) ne veqanti , si dhe nje tendence nacionaliste qe te zevendesohen principet e rregullimit shteteroro – juridik sipas modeleve europiane dhe demokratike me parulla e slogane populiste antipluraliste ,te cilat nuk jane ne perputhshmeri me projektet dhe aspiratat perendimore te integrimeve rajonale dhe europiane duke perfshire njeherit instancat me te larta Euro-atlantike , per te cilat shprehet kjarte dhe decidivishte Kushtetuta e Republikes se Kosoves e aprovuar me 9 prill te vitit 2008 . Ne nuk guxojme qe te lejojme qe te devijohet ne asnje menyre nga rruga e sigurt qe Republika e Kosoves si shtet i pavarur dhe demokratik ka nisur drejt Europes , sundimit te ligjit , shtetit te se drejtes dhe prosperitetit dhe begatise per te gjithe qytetetaret e saj . Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte kushtetute moderne e punuar nga eksperte vendore dhe nderkombetare qe lejon arritjen e te gjitha objektivave demokratike te popullit te Republikes se Kosoves , por qe nga ne kerkohet vetem respekti i saj , çfare fatkeqesishte nuk eshte duke ndodhur ne kete kohe ne institucionet tona shteterore , posaqerishte ne Parlamentin e Republikes se Kosoves . Prandaj , i nderuar duhet te kihet kujdese ne plasimin e projekteve te tilla si kjo e ashtuquajtur projekt kushtetute per Dardanine ,qe mund ti bejne deme vendit dhe te na sjellin ne rrugen e gabuar .