Shkrim i moçëm për pjesoren e shkurtë

Salih Gjuka, autori i këtij artikulli për pjesoren e shqipes (botu me 1913), më habiti për të mirë me analizën e hollë që ia ka ba pjesores së shqipes. Megjithëse asht një artikull i shkurtë, ka një trajtim të thellë dhe gjithëpërfshimës të çashtjes me të cilën merret. Kjo tregon se autori ka ba një punë shumë të madhe parapërgatitore, por i asht dashë me i shprehë mendimet e tij në një artikull të shkurtë gazete.

Sali Gjuka, i lindun në Pejë dhe i shkolluem në Shkup, u ba pjesë e lëvizjes kombtare për pavarësinë e Shqipnisë. Asht një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë me 1912 dhe anëtar i senatit. Ma vonë ishte ndihmës i Luigj Gurakuqit, në kohën kur ky ishte ministër i Arsimit. Me 1913 nisi punë si drejtor i arsimit i Qarkut të Beratit, ku hapi shkollën e përkohshme normale. Ishte një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjës dhe përkrahës i Revolucionit të Qershorit, 1924.

Vdiq nga tuberkulozi me 1925 në Berat.

Shkarko artikullin në formatin PDF (2 MB)

Nga Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.