Shqiptarët, nismëtarë të Revolucionit Xhonturk

Shqiptarët gjithmonë në synin e cikloneve politike planetare, të hutuem e të mashtruem, pa e dijtë ku ka me dalë angazhimi i tyne, flijimi dhe përpjekjet. Një shembull ilustrativ asht, doemos, Revolucioni Xhonturk (1908), të cilin e nisën shqiptarët dhe e mbaruen – tue përfitu – të gjithë të tjerët. Këtë e shpjegon shumë mirë edhe historiani turk, M. Şükrü Hanioğlu, Një histori e shkurtë e Perandorisë së vonshme Otomane, 146–47:

Qysh do të duhej me qenë e qartë tashma, i ashtuqujtuni Revolucion i Turqve të Rij (Xhonturk) nuk ishte, qysh len me kuptu emni, një kryengritje popullore me shkallë të gjanë e turqve të rij nëpër gjithë perandorinë; as nuk ishte lëvizje për reforma liberale, siç asht supozu prej shumë njerëzve në atë kohë. Përkundrazi, ajo ishte një kryengritje e mirëplanifikuar ushtarake, e zanun fill dhe e zbatueme në Maqedoni nga një organizatë konspirative, udhëheqja e së cilës ushqente një qëllim tipikisht konservator: me futë nën kontroll perandorinë dhe me shpëtu atë prej kolapsit.

[ . . . ]

Tue fillu nga 3 korriku 1908, të ashtuqujtunat Batalione Kombtare, të cilat qenë njësi ushtarake otomane që dezertuen me urdhnat e anëtarëve të Komitetit për Përparim dhe Bashkim, dolën në mal. Një varg grupesh lokale të Maqedonisë u bashkuen me kryengritësit, siç banë edhe shumë njësi ushtarake otomane, tue përfshi edhe divizionet rezerve me randësi vendimtare të dërgueme nga Anadolli me urdhën të sulltanit për me i shtypë ato. Në frontin politik, Komiteti për Përparim dhe Bashkim, në bashkëpunim me një varg komitetesh shqiptare, arritën të organizojnë një mbledhje të shqiptarëve dhe ta portretizojnë atë si një demonstratë masive “otomane” që kërkonte rivendosjen e kushtetutës. Demonstrata të tjera pasuen në të gjithë Turqinë evropiane, dhe të gjitha divizionet e mëdha ushtarake në zonë shpallën simpatinë e tyre me kryengritësit.

Fotoja e maposhtme e bame në Manastir me 1908 (marrë nga libri në fjalë), me shumicën e kryengritësve me qeleshe të bardha në krena, tregon shumë qartë cilët ishin nismëtarët e këtij ‘revolucioni’!

manastir-rev-xhonturk

Nga

Agim Morina

Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.

Një mendim për “Shqiptarët, nismëtarë të Revolucionit Xhonturk”

Le përgjigje