Themeluesi i kombit

Ky vizatim pjesërisht i modifikuar është nxjerrë nga një portret i Skënderbeut në një libërth me vjersha serbisht «Skenderbeg u pesmama» (1883). Vetë portreti mbështetet në gravurën e artistit gjerman Friedrich Gustav Adolf Neumann, botuar në revistën «Die Gartenlaube: Illustriertes Familienblatt» (nr. 744) më 1869. Këto portrete janë riprodhu nga Luan Tashi, në koleksionin «Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve» (2018), f. 270–71, dhe në botime të ndryshme shqiptare e të huaja.

Ky është shqiptari ma i madh i të gjitha kohëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468), kryezot i Arbrit, themeloi dhe mbajti gjallë kombin tonë përgjatë shekujve.

I ndërgjegjshëm për rrënjët e veta, ai braktisi radhët e osmanëve, që e kishin marrë …

Kongresi i ndytë i shqiptarëve

Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)

Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhon­turqit në kurrizin e shqip­tarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.

Citati më lart për Kon­gre­sin është prej gazetës Die­lli nga federata Vatra e Ame­­ri­kës. Veçse …

Kthimi i padishahut

Recep Tayyip Erdoğan (2014, foto zyrtare)

Turqia ka qenë i vetmi vend me shumicë dërrmuese myslimane që falë Atatürkut ndërtoi një shtet shekullar. Duke e njohur rrezikun e radikalizmit fetar, Atatürku para vdekjes la testament që në rast në Turqi rrezikohej shekullarizmi, atë ta mbrojnë gjeneralët …

Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Benjamin Constant, «Jeniçeri dhe hudumi» (Janissaire et eunuque, 1876)

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën …

Hisja e Shqipnisë: 7,33%

Rastësisht e gjeta në Wikipedi kët vërtetim të vitit 1933 mbi nji huá që Perandoria Osmane e kish marrë nji çerekshekulli ma parë. Dokumenti radhit detyrimet e shteteve “trashigimtare,” përveç Turqisë. Ndër ato vende ishte edhe Shqipnia, e cila paguante …

Përtej Dovletit Osman

Ka shum kallzime nga historia e Turqisë që shqiptarëve do t’u pëlqenin ma shum sesa lavdet për Muratët e Mehmetët. Shteti i karamanëve në brigjet e Mesdheut, ushtarët turq që zunë rob sulltanin, apo fshatarët anadollakë që çuan krye për

Tregimi për padishahun

Dallas, Texas—Tash e sa vjet në nji tyrbe historike n’afërsi të Prishtinës, mbahet nji përkujtim i përvitshëm për nji nga sulltanët osmanë.  Murati I sundoi perandorinë për gati katër dekada para se t’i printe ushtrisë së tij në Betejën e …