Deklarata e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara

NË TUBIM, 4 korrik 1776.
Shpallja nji­zani e tre­mbë­dhjetë Shte­teve të bashkue­me t’Amerikës,

Kur në rrje­dhën e ngjar­jeve njer­zore ba­het e do­mos­do­shme për­ nji po­pull me i shuejtë nyjat poli­tike që e kanë lidhë me nji tjetër dhe me e marrë në duer, mes fu­qi­ve të botës, ven­din e ndamë dhe të bara­bartë që ligjet e na­ty­rës dhe Zoti i na­ty­rës ia japin, nde­ri­mi i mirë­filltë ndaj men­di­me­ve të njer­zi­mit e lyp që ai po­pull të shpallë shka­qet që e çuen te ndamja.

Ne i mbajmë këto të vërteta për të vetë­dë­sh­mue­sh­me, se të gjithë njerzit kri­jo­hen të bara­bar­të, se Krijue­si iu fal disa të drej­ta të pa­tjetër­sue­shme, se mes tyne janë jeta, li­ria dhe ndjek­ja e lum­tu­nisë,—Se për t’i sigu­rue këto të drejta, mes njer­zish ngri­ten qeveritë dhe pu­sh­te­ti i tyne i drejtë rrjedh nga pël­qimi i të qe­veri­sun­ve,—Se kur­do­herë që nji më­ny­rë e qe­veris­jes ba­het shkat­rrue­se e kë­ty­ne që­lli­me­ve, asht e drejta e po­pu­llit me e ndry­shue ose shfu­qizue ate, dhe me ngritë nji qe­ve­ri të re, tue i vu the­melet e saj mbi aso pari­mesh dhe tue ren­ditë pu­sh­te­tin e saj n’aso më­nyre, siç [pjes­tarëve të po­pullit] do t’u du­ket ma e gjas­shme me ua mun­dësue si­gu­rinë dhe lum­tu­ninë. Praj­sh­më­nia, nji­mend, do t’udh­zojë se qe­ve­ri­të e the­melue­me që­moti nuk du­het të ndë­rro­hen për shka­qe të lehta e kalim­tare; dhe për­ki­ta­zi gjithë për­voja ka tregue se njer­zimi asht ma i primë me vuejtë, për aq sa mund t’i du­rojë të ligat, sesa me i ndreqë pu­nët e ve­ta tue shfu­qi­zue më­ny­rën e qe­ve­ris­jes me të ci­lën asht më­sue. Por kur nji varg i gjatë shpër­dori­mesh e zap­ti­mesh, që ndje­kin pa­da­llim të njej­tin që­llim, dë­sh­mon nji para­me­n­dim me nën­shtrue po­pu­llin ndaj des­po­tiz­mit të pa­ku­fi­zuem, asht e drej­ta e po­pullit, asht dety­ra e tij, të flakë tej nji qe­ve­ri të tillë, dhe të cak­tojë rojtarë të rij për si­gu­ri­në e vet në t’ar­dh­men.—E tillë ka qenë vuejtja durue­se e kë­ty­ne ko­llo­nive; dhe e tillë asht tani do­mos­do­shmë­nia që i dety­ron t’i ndry­shojnë sis­te­met e ma­par­shme të qeve­risjes. His­toria e mbretit të ta­shëm të Bri­ta­nisë së Madhe asht his­to­ri e shkel­jeve e zapti­meve, të gjitha tue pasë për sy­nim të drejt­për­drej­të ven­dos­jen e nji tira­nie të plotë mbi këto shtete. Për ta dësh­mue këte, le t’i para­qiten fak­tet bo­tës së nder­shme.

Ai nuk ka pranue me ua dhanë pël­qimin ligjeve ma të dobi­shme dhe të ne­voj­shme për të mirën botore (publike).

Ai ua ka ndalue qe­veri­ta­rë­ve të mira­toj­në ligje që lypen me­nji­herë e për­ngut, për­veç nëse zba­timi i tyne asht pezu­llue deri në marr­jen e pël­qimit të mbre­tit; dhe kur u asht pezu­llue zba­timi, mbreti i ka lanë krej­të­sisht mbas dore.

Ai nuk ka pranue me mi­ratue ligje tjera për ne­vojat e vise­ve me po­pull­si të madhe, për­veç nëse gjin­dja e aty­ne vise­ve do të hiq­te dorë nga për­faqsimi në ligj­venës, nji e drejtë e pa­çmim për ta dhe frik­sue­se vetëm për tiranë.

Ai i ka ftue organet ligj­ve­në­se në vende të pa­za­kon­ta, të pa­për­shtat­shme, dhe larg mbaj­të­sit të shë­ni­meve të tyne bo­to­re, me që­lli­min e vetëm me i lodhë ato or­ga­ne de­ri­sa t’i pra­nojnë masat e tij.

Ai i ka shpër­nda sa e sa herë dhomat për­faqë­sue­se, për shkak se i kanë kun­dër­shtue me që­ndrim burr­nor ndër­hym­jet e tij mbi të drej­tat e po­pullit.

Ai nuk ka pra­nue për nji kohë të gjatë, mbas shpër­ndam­jeve të tilla, me lejue zgjedh­jen e dho­mave të reja; me ç’rast, pu­shte­tet ligj­ve­në­se, meqë s’mund t’asgja­so­hen, i janë kthye po­pullit pa ku­fi­zim n’usht­ri­min e tyne; ndër­kohë që shteti ka mbetë i pre­kun nga të gjitha rre­zi­qet e nji inva­dimi nga jashtë dhe trazi­nave të mbren­d­shme.

Ai asht për­pjekë me nda­lue po­pu­llimin e këty­ne shte­teve, tue pen­gue për at që­llim Li­gjin për Na­ty­rali­zi­min e të Huej­ve, tue mos pra­nue me mira­tue ligje tjera për ta nxitë mër­gi­min këtej, dhe tue i ash­për­sue ku­sh­tet për marr­jen e tokave të reja në shfryt­zim.

Ai e ka pengue ndam­jen e drej­të­sisë, tue mos pra­nue me ua dhanë pël­qimin e tij ligjeve për theme­limin e push­teteve gjyqsore.

Ai i ka ba gjyq­tarët të mva­run prej vetëm vull­netit të tij për gjat­sinë e shër­bi­mit të tyne dhe për sa­sinë dhe dhanien e rrogës.

Ai ka ngritë nji mori zyrash të reja dhe ka dër­gue këtej nji mi­zë­ri zyr­ta­rësh për ta ngac­mue popu­llin dhe me ia han­gër pa­su­ninë.

Ai ka mbajtë mes nesh, në kohë paqe, ushtri të rre­gull­ta, pa pël­qi­min e or­ga­ne­ve tona ligj­venëse.

Ai ka ndikue që ush­tria të bahet e pa­mva­run dhe sip­rore ndaj pu­shte­tit qytetnor.

Ai asht ba bashkë me të tjerët për të na nën­shtrue ndaj nji pu­sh­teti të huej për kush­te­tutën tonë dhe të pa­njof­tun prej ligjeve tona, tue ua dhanë pël­qi­min e tij ak­teve që hiqen për ligj­venie (legjis­lacion):
[—] Për të stre­hue mes nesh njisi të mëdha të tru­pave t’arma­tueme;
[—] Për t’i mbrojtë ato, për­mes nji gjy­kimi të rremë, nga ndë­shki­met për vrasje të kryeme mbi ba­norët e kë­tyne shteteve;
[—] Për të na e pre treg­tinë tonë me të gjitha vendet e botës;
[—] Për të na tatue pa pël­qimin tonë;
[—] Për të na e mohue në shum raste të drejtën e gjy­kimit nga porota;
[—] Për të na bartë tej det­nash për t’u gjykue për shkelje të shti­huna;
[—] Për ta shfuqizue sis­temin e lirë të li­gjeve ang­leze në nji kra­hinë fqinje, tue ven­due n’at kra­hinë nji qe­veri ar­bit­ra­re dhe tue ia zgja­nue kufijtë sa me e ba ate me­nji­herë shem­bull dhe mjet të për­shtat­shëm për ta futë të njejtin sundim të pa­kufi­zuem në këto kolloni;
[—] Për të na i heqë aktet theme­luese, tue i na shfu­qizue ligjet tona ma të vlef­shme, dhe tue na e ndry­shue rraj­sisht for­mën e qe­ve­ris­jes;
[—] Për të na i pezu­llue or­ga­net tona ligj­ve­nëse dhe shpallë veten bar­tës të tagrit me vu ligje për ne në të gjitha rastet pa dallim.

Ai ka heqë dorë prej qe­ve­risjes këtu, tue na le­çitë nga mbroj­tja e tij dhe tue ba luftë kundër nesh.

Ai i ka pla­ç­kitë detet tona, rrë­nue bri­gjet tona, djegë qyte­tet tona, dhe shka­t­rrue jetët e nje­rëz­ve tanë.

Ai asht tue pru në kët kohë ushtri të mëdha prej mer­ce­narësh të huej për t’i krye punët e vdek­jes, shkret­nimit dhe tira­nisë, që tash­ma kanë nisë me rrethanat e egër­sisë dhe pa­besisë thuajse të mo­teve ma bar­bare dhe plot­sisht të pahij­shme për kreun e nji kombi të qy­tetnuem.

Ai i ka detyrue bashkë­qy­te­ta­rët tanë të za­nun rob në det të hapun me i rrokë ar­mët kun­dër ven­dit të tyne e me u ba xhe­latë të sho­këve e vlla­zën­ve të tyne ose me ra vetë prej duerve të tyne.

Ai ka nxitë krye­ngrit­je të mbrend­shme mes nesh, dhe asht për­pjekë me i sjellë kund­ra nesh ba­norët e vi­se­ve të pa­shke­luna, in­dia­nët e egër e të pa­më­shir­shëm, të cilët për rre­gull lufte njohin shkat­rri­min pa­da­llim të të gjitha mo­shave e gji­nive në çfarë­do kushte.

[ * * * ]

Gjatë tanë ko­hës sa ka vijue shtyp­ja ndaj nesh, ne i kemi para­qitë lut­jet tona për zgji­dh­je me për­ul­sinë ma të madhe: lu­tjet tona të nji­mbas­nji­shme kanë marrë për për­gjigje vetëm shkel­jet e nji­mbas­nji­shme. Nji pri­jës, ka­ra­k­te­ri i të cilit asht pra i she­njuem nga ci­la­do ve­për që mund të për­kufi­zojë nji ti­ran, asht i pa­për­shtat­shëm me qenë sun­dim­tar i nji po­pulli të lirë.

As nuk e kemi lanë man­gut me ua ba me dije vlla­zën­ve tanë bri­ta­nikë. I kemi para­laj­më­rue herë mbas here rreth për­pjekjeve t’or­ganit të tyne ligj­ve­nës me ven­dosë pu­shtet të pa­pra­nue­shëm ndaj nesh. Ua kemi kuj­tue rre­tha­nat e mër­gi­mit dhe ngu­li­mit tonë këtu. U kemi ba thirrje ndje­njës së drej­të­sisë dhe ze­mër­gja­në­sisë së tyne, dhe i kemi për­gjë­rue mbi afër­sitë tona të gjakut që t’i de­nojnë këto zap­time, që për­fun­di­misht do të ndër­prenin li­dhjet dhe kon­ta­k­tet tona. Ata gjith­ashtu i kanë qën­drue të shur­dhët zanit të drej­tësisë dhe kush­rinisë. Ne du­het, an­daj, ta pra­noj­më domos­dosh­më­ninë, që shpall ndam­jen tonë, dhe t’i mbaj­më ata, siç e mbajmë gjithë njer­zi­min, an­miq në luftë, në paqe miq.

Prandaj, ne, për­faqë­sue­sit e Shte­te­ve të ba­shkue­me t’Ame­rikës, tu­bue në Kon­g­re­sin e Për­gjith­shëm, tue lutë Gjyq­tarin Sipror të bo­tës për nder­shmë­ninë e që­lli­me­ve tona, n’emën dhe me fu­qinë e po­pu­llit të mirë të këtyne ko­llo­nive, so­llem­nisht bo­toj­më e shpa­llim, Se këto Ko­lloni të Bash­kue­me janë, dhe me të drejtë duhet të jenë, shtete të lira e të pa­mva­runa, se li­ro­hen krejt­sisht nga bes­nik­nia ndaj Ku­no­rës Bri­tanike, dhe se të gjitha lidh­jet po­li­ti­ke mes Shte­tit të Bri­ta­nisë së Madhe shu­hen dhe du­hen shue në tan­si, dhe se, si shtete të lira e të pa­mva­runa, ato kanë tag­rin e plotë me shpa­llë luftë, ven­due paqe, hy n’ale­anca, zhvi­llue tregti, dhe me i krye të gjitha vep­ri­met e punët që janë e drejtë e shte­teve të pa­mva­runa. Dhe për t’i dalë zot kësaj Shpall­jeje, me mbë­sh­te­tje të pa­luhat­sh­me në mbrojt­jen e urtisë hyj­nore, ia besa­tojmë ndër­sjell­shëm njani-tjetrit jetët tona, fatet tona dhe nderin tonë të shejtë.

[ * * * ]

E për­ktheu nga anglishtja: Getoar Mjeku, Teksas, 2014

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.