Maqedonia e Veriut ta zgjedhë këtë kandidat për kryetar

Blerim Reka
Blerim Reka

Profesor Blerim Reka po ga­ron për krye­tar republike për­ballë dy pre­ten­­dues­ve sllavë. Ndo­në­se shqip­tarët nuk janë shu­micë në Maqedoni, ar­syet për ta zgjedhë Rekën janë më të shumta.

Këtë muaj, shteti i vogël ev­ro­pi­an do të mbajë zgje­dhjet e gjashta pre­si­den­ciale në gati tri de­kada pa­va­rësie. Shqip­ta­rët as­një­herë nuk kanë për­krahë një kan­di­dat të vetëm.

Më 1994, nuk kishin asnjë, e në zgje­dhjet tjera herë dy e herë tre. Kur e patën ve­tëm një, më 2014, e për­kra­hën në masë kundër­shtarin e tij ma­qe­don, që e humbi garën.

Humbësi qe pro­fesor Stevo Pe­n­da­rov­ski, kandidati i Li­dh­jes Social-Demo­krate, që gjatë luftës në Ma­qe­do­ni shër­beu si në­pu­nës kyç në mi­nis­­trinë e bren­d­­sh­me dhe pas­taj kë­shill­tar për si­gu­ri në pre­si­dencë. Ai po kan­di­don sërish si­vjet, me be­kimin e partisë së vet dhe të shqip­ta­rëve të Ba­sh­kimit De­mo­­k­ra­tik për In­te­g­rim e të Par­tisë De­mo­kra­ti­ke Shqip­tare.

Pendarovski ka përballë na­ci­o­na­lis­ten Gor­­dana Sil­janov­s­ka-Davkova, që s’i du­ron shqip­ta­rët e gjuhën shqipe, s’e pranon marrë­veshjen për em­rin që Ma­qe­do­nisë së Ve­ri­ut ia çel udhën për Nato e BE, dhe shpë­­timin e sheh te Ru­sia e Pu­tinit.

Të dy janë shterë: Stevoja si njeri i kah­mot­shëm i qe­verisë nuk e ka për­krah­jen e po­pu­llit, e Gor­dana djath­­tiste nuk do të bëjë gjë të mirë për po­pu­llin. Zgje­dhja e vet­me për të ar­dh­­men euro­atlan­tike të ven­dit është shqiptari Blerim Reka.

Është i pastër dhe i pakorrup­tue­shëm. I vetmi kan­didat i pa­va­rur, as është anë­tar partie e as për­zihet me partitë. Më­ve­të­sia po­li­ti­ke e kreut të shte­tit, që prore u sjell dobi re­pu­blikave par­­la­­men­­tare, i ka mun­guar Ma­qedonisë së Veriut.

Është kandidati që bashkon. Atë po e për­krahin si naci­o­na­lis­tët she­ku­llarë të Zia­din Selës, ashtu dhe krahu fe­tar i Bi­lall Ka­samit. Por dhe shqip­tarët e BDI-së e PDSh-së do t’i shpër­fillin di­rek­tivat me­n­d­je­ngush­ta të partisë, duke mbë­shtetë prof. Rekën.

Është intelektual e diplomat ev­ro­pian. E res­pektojnë shqip­ta­rët në Ko­sovë e Shqi­përi, ashtu dhe ko­le­gët e tij në Ev­ro­pë e Ame­rikë. Ka dok­to­ruar në Graz të Aus­t­risë, ka stu­di­uar me bur­së Ful­bright në Shtetet e Ba­sh­kuara dhe ka qënd­ruar me punë pas­do­k­to­rale në Har­vard, duke lënë në hije kun­dër­shtarët e vet në rra­f­­shin aka­demik. Si ish-am­ba­sa­dor i Maqe­do­nisë në Bru­k­sel, ka përvojën e du­hur për ta ndih­­muar rrugë­ti­min drejt BE-së, kurse si pro­fesor i res­pek­tuar i së drej­tës, ka dijen dhe gu­xi­min për të mbrojtë ku­sh­te­tutën dhe sun­di­min e ligjit në Ma­qe­do­ninë e Ve­riut.

Është i vetmi kan­di­dat që i flet dhe i për­dor të dy gju­hët zyrtare të Ma­qe­do­nisë. Ai zo­të­ron dhe një varg të tje­rash, dy herë më shumë se ku­n­­dër­kan­di­da­tët e tij së bashku.

Shkupjani Blerim Reka është zgje­dhja e du­hur, dhe çdo kan­didat tjetër — e thashë — është i për­cak­tuar të dësh­tojë. Prof. Rekën duhet ta për­krahin jo ve­tëm shqip­­tarët, por të gjithë qy­te­ta­rët e Ma­qe­do­nisë së Ve­riut që duan de­mo­kraci e anë­­tarë­sim në BE.

Shqiptarët e Maqe­donisë vo­tuan për Pen­da­rov­skin më 2014, bra­ktisën par­titë e tyre për të mbë­shtetë LSDM-në krye­sisht slla­ve në zgjedhjet par­la­men­­tare më 2016, dhe luajtën rol kyç në rati­fi­ki­min e marrë­vesh­jes së Pres­pës, që i dha fund kon­tes­tit të ka­her­shëm rreth emrit të vendit. Tani ka ardhë koha që shu­mi­ca ma­qe­done ta shtyjë tutje tra­di­tën e be­si­mit të ndër­sjellë dhe bashkë­­pu­ni­mit drejt një që­llimi të për­bashkët e sublim.

Lexoje këtë shkrim anglisht

(Lejohet kopjimi e ribotimi sipas licencës CC BY-ND 4.0)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.