Projekti për ndryshimin e Kushtetutës

[Ky projekt është pjesë e një kërkese qytetare për ndryshimin e Kushtetutës. Shih këtu.]

Ne sugjerojmë këto ndryshime:

I. Neni 64 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të pjerrëta dhe të zeza:

1.      Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend e deputetëve u ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, që ata fitojnë të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.

2.      Të paktën njëqind (100) deputetë zgjidhen si përfaqësues të viseve zgjedhore si vijon:[1]

(1)     Territori i Kosovës ndahet në njëzet e katër (24) vise me popullsi të barabartë, por duke i marrë parasysh vijat administrative dhe ndarjet e natyrshme mes rajoneve, trevave, komunave dhe vendbanimeve. Territoret e shteteve tjera përbëjnë një (1) vis, të caktuar për mërgatën.

(2)     Banorët me të drejtë vote të secilit vis zgjedhin të paktën nga katër (4) deputetë. Shtetasit që banojnë jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë si banorë të visit të mërgatës ose si banorë të visit në të cilin kanë lindur, kanë banuar ose kanë lidhje të dëshmuara të përcaktuara me ligj.

(3)     Zgjedhësit mund të votojnë drejtpërdrejt për katër (4) ose më shumë kandidatë individualë, pa marrë parasysh grupin ose partinë politike në të cilën bëjnë pjesë kandidatët.

2.3.   Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon:

(1)     partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituara në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);

(2)     partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.

II. Paragrafi 5 i nenit 66 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të pjerrëta dhe të zeza:

Kushtet, zonat viset dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj.

III. Nenit 70 t’i shtohet paragrafi 5 me këtë tekst:

Vota e zgjedhësit dhe mandati i deputetit mund t’i njehen vetëm kandidatit të votuar ose deputetit. Vota dhe mandati nuk mund t’i njehen grupit ose partisë politike në të cilën bën pjesë kandidati ose deputeti.

IV. Pika (1) e paragrafit 1 të nenit 82 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të pjerrëta dhe të zeza:

nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga shtatëdhjetë e pesë (75) ditëve pas ditës që Presidenti i Republikës së Kosovës cakton mandatarin e parë për formimin e Qeverisë së re, nuk mund të formohet Qeveria;

V. Pika (14) e nenit 84 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të pjerrëta dhe të zeza:

cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit së re;

VI. Neni 95 të zëvendësohet në tërësi me këtë tekst:

1.      [Mandatimi nga Presidenti. —] Brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas ditës që mbahet seanca e parë e Kuvendit ose ditës që jep dorëheqje Qeveria, Presidenti cakton një mandatar për ta formuar Qeverinë e re dhe për të shërbyer si Kryeministër. Në caktimin e mandatarit, Presidenti përdor gjykimin e vet dhe nuk është i detyruar ta marrë parasysh përbërjen politike të Kuvendit.

2.      [Miratimi nga Kuvendi. —] Brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas ditës në të cilën caktohet, mandatari ia paraqet Kuvendit programin dhe përbërjen e Qeverisë së re. Pastaj, Kuvendi vendos menjëherë, pa debat, me votim të hapur dhe me shumicë votash të të gjithë deputetëve, nëse do ta miratojë formimin e Qeverisë së re.

3.      [Pranimi i detyrës. —] Brenda shtatë (7) ditëve pas ditës së miratimit nga Kuvendi, Qeveria e re paraqitet para Presidentit për ta bërë betimin dhe për ta pranuar detyrën. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

4.      [Mandatari i përmbysur. —] Nëse Kuvendi nuk e miraton formimin e Qeverisë së re, ose mandatari nuk është në gjendje ose nuk pranon ta formojë Qeverinë e re, mandatari quhet i përmbysur. Presidenti cakton një mandatar të dytë brenda shtatë (7) ditëve pas ditës që përmbyset mandatari i parë. Mandatari i dytë caktohet në të njëjtën mënyrë dhe ka të njëjtat detyra dhe kushte si mandatari i parë.

5.      [Mandatimi nga Kuvendi. —] Nëse Presidenti nuk e cakton mandatarin e dytë brenda afatit, ose përmbyset edhe mandatari i dytë, të drejtën për ta caktuar mandatarin e merr Kuvendi. Mandatari që e cakton Kuvendi ka të njëjtat detyra dhe kushte, por mund të mos ketë të njëjtin afat, si një mandatar që e cakton Presidenti.[2]

6.      [Shpërndarja e Kuvendit. —] Nëse, brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas ditës që të drejtën për ta caktuar mandatarin e merr Kuvendi, nuk paraqitet një Qeveri e re para Presidentit, Presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin.


[1] [Fjalia u ndryshua më 8 shtator 2014, pas botimit fillestar të kërkesës. Fillimisht ishte shkruar “Të paktën njëqind (100) deputetë zgjidhen si përfaqësues të një visi të caktuar zgjedhor . . . .”]

[2] [Fjalia u ndryshua më 8 shtator 2014, pas botimit fillestar të kërkesës. Fillimisht ishte shkruar “Mandatari që e cakton Kuvendi ka të njëjtat detyra dhe kushte, por mund të ketë afat më të shkurtër nga ç’ka një mandatar që e cakton Presidenti.”]

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Një mendim për “Projekti për ndryshimin e Kushtetutës”

Le përgjigje