Një libër për Nikolla Tesllën

Këtë javë doli nga shtypi libri Nikolla Teslla: Zbulues shkencor apo mjeshtër e konstruktor i mirë i inxhinierit Njazi Tafilaj. Një jetëshkrim i shkurtë për një nga figurat më të mëdha të shkencës, vepra flet për prejardhjene malësore, rininë e guximshme, dhe punën mbresëlënëse të Tesllës përgjatë dy shekujve e dy kontinenteve.

Libri është i këndshëm për lexuesin laik. Është shkru thjesht e thukët, dhe synon me e tregu të vërtetën mbi njeriun që vendosi mënyrën si e bartim sot rrymën nga gjeneratorët në shtëpitë tona. Autori u shmanget fjalëve të tepërta për Tesllën, dhe i përmend me korrektësi si …

Do rregulla të tipografisë

Qe do udhëzime të thjeshta që u duhen çdokujt që shkrun shqip në kompjuter a ndonjë pajisje tjetër elektronike:

1. Le hapësirë pas — por jo para — këtyre shenjave të pikësimit:

pikës < . > presjes < , > pikëpresjes < ; > dypikëshit < : > trepikëshit < … > pikëpyetjes < ? > pikëçuditëses < ! > thonjëzës mbyllëse < ” ose » > kllapës mbyllëse < ), ], } >

2. Le hapësirë para — por jo pas:

thonjëzës hapëse < “ ose « > kllapës hapëse < (, [, { >

3. Le hapësirë para …