Kombëtarja e Shqipërisë së Vërtetë

Mitrovica ka një stadium të përkryer për zhvillimin normal të futbollit, ushqim shpirtëror i pazëvendësueshëm për kosovarët. Ndoshta për të hyrë në listën e stadiumeve me “status” të përkufizuar nga UEFA, duhet të përmbushen ca “standarde”, kritere këto të cilat kërkojnë investime solide në infrastrukturën e vjetruar të stadiumit.

6 shtatori 2002 do të mbahet mend gjatë. Dy ekipet e ëndrrave shqiptare zbresin në fushën e blertë të stadiumit kryeqytetas, Prishtinë. Kosovarët mburreshin me faktin se përfaqësuesja e tyre po zhvillonte një ndeshje (ndër)kombëtare, e në anën tjetër se po shihnin Taren, Hasin, Strakoshën etj., që i kishin brohoritur aq …