Lufta e Parë Botërore filloi 100 vjet më parë. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Sërbisë, pasi që Beogradi shkagoi të bashkëpunonte me i shtypë grupet militante që punonin për shkatrrimin e monarkisë dyshe.
Duke pritë t’i jepte fund një kërcënimi të jashtëm përmes një sulmi të shpejtë dhe të lehtë, Vjena i hyri një lufte që më vonë do sillte fundit e vetë perandorisë. Fuqitë tjera evropiane shpejt do i bashkoheshin betejës, në njërën ose tjetrën anë të ballit të luftës. Austro-hungarezët rrëshqitën në anën e pafat të historisë, ndërsa njerëzimi u bë dëshmitar i konfliktit më të tmerrshëm që kishte pa ndonjëherë. Tragjedia u quajt, derisa plasi Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Madhe.
Perandoria Habsburge ka kohë që s’është më. Dhe kontinenti ynë është ngritë nga hiri dy e më shumë herë nga ajo kohë. Mirëpo, ëndrra për Evropën e bashkuar dhe një kurorë shumetnike e sipërkombtare – të cilën e përfaqësonte asokohe Austro-Hungaria – është gjallë sot: Bashkimi Evropian rrnon. Dhe rron i mbrothtë dhe i fuqishëm!
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=411