Norvegjezi që lidhi Naton me UÇK-në

Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut nor­vegjez Trond André Bolle (1968–2010), ko­mandos që shër­beu heroi­kisht në luftën e Ko­sovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.…

Shqiptarët në Jugosllavi si hebrejtë në L2B

Laura Silber & Allan Little, Yugoslavia: Death of a Nation (Penguin 1997)

Gjithmonë me rëndësi me rikujtu historinë e Evropës së vjetër, veçanërisht kapitujt e hidhët. Yugoslavia: Death of a Nation (Jugosllavia: Vdekja e një shteti), i autorëve Laura Silber dhe Allan Little, është një ndër libër ma të vlerësuar rreth shpërbërjes …

Haga, fëmija rom dhe faji ynë

Një baner në sheshin e Prishtinës përkrah Ramush Haradinajt gjatë gjykimit në Hagë më 2010 (Quinn Dombrowski, në Flickr, me licensë CC BY-SA 2.0)

Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket.

Sot krye­ministri ko­so­var Ramush Hara­dinaj dha dorëheqje se Spe­cialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai …

E drejta e luftës në librin e Enver Hasanit

Prof. Enver Hasani në emisionin Rubikon në KTV

Në vazhdën e debatit për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, për­gjigje të mprehta na jep ar­ti­ku­lli i shkruar dy dekada më parë, «Një vë­sh­t­rim mbi të drejtën ndër­­ko­mbëtare të luftës në dritën e ko­n­­flik­tit të ar­ma­­to­sur në …

Gazeta Rilindja në Ditën e Çlirimit

Fëmijët shqiptarë përshëndesin helikopterin e Natos që zbarkon pranë palestrës 1 Tetori në Prishtinë (Jukka Male, 1999)

Të nesërmen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, u nisa me autobusin e parë nga Struga për Shkup.

Kisha kohë që nuk kisha ushtruar profesionin tim të gazetarit, pas një përvoje unike …

Letër Serbisë

E dashur Serbi,

Çfarë i bëre Ukshin Hotit?

Në ç’vend prehet ai? Ç’i bëre trupit të tij?

A të kujtohen sytë e tij prej filozofi të lashtë dhe hunda e tij shkabë?

Ç’të tha ty në çastet derisa po vdiste?…

Sudetici kundër ligjit të natyrës

Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:…

Kur një francez ia fut kot

Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, …

100 vjet nga Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore filloi 100 vjet më parë. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Sërbisë, pasi që Beogradi shkagoi të bashkëpunonte me i shtypë grupet militante që punonin për shkatrrimin e monarkisë dyshe.

Duke pritë t’i jepte …

Botuar më
Kategorizuar si Historí Etiketuar me