“The Interview” nuk duhet me u trajtu si diçka speciale se nuk osht i pari. Në vitin 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Adolf Hitleri ka qenë në kulmin e pushtetit, Charlie Chaplini ka guxu me bo një film parodi me figurën e tij.
Filmi “The Great Dictator” – ose “Diktatori i Madh” – shtjellon karierën e një personazhi që i ngjan Hitlerit, si dhe në të njejtën kohë tregon për një Hitler të parodizuar dhe fort mirë të imituar nga Chaplini.
Qysh edhe dihet, Charlie Chaplini dhe Hitleri kan lindë në të njejtin vit, në të njejtin muaj, në të njejtën javë, por vetëm me tri ditë ndërmjet. Kan edhe ngjashmëri fizike. Madje, thuhet se Hitleri i ka adaptu mustaqet e Chaplinit se në atë kohë ka qenë njeri ma i njoftun në planet. Këtë e ka bërë që të jetë ma i pranushëm për masat.
“The Great Dictator” ka dalë në kinema në kohë shum të papërshtatshme. Hitleri tu dëgju për këtë film, ka dhënë urdhër që me u ndalu shfaqja e tij në Gjermani, si dhe ma vonë në gjitha vendet e pushtume prej tij.
Hitleri e ka pasë si traditë që gjatë fundjavës me shku me pushu në villën e tij, ku edhe ka kërku që t’ia sjellin disa filma me i pa. Në njërën prej listave të tij ka qenë edhe filmi “The Great Dictator.” Madje, edhe javën e dytë ka kërku me pa këtë film, por nuk ka asnjë të dhënë për mendimin e tij për filmin.
Chaplini ka thonë se osht në gjendje me i dhonë gjithçka, veç për me marrë vesh se çka ka mendu Hitleri për filmin e tij.
Ky film ka pasë ndikim shum në atë kohë. Osht ni rast tjetër që ka ndodhë në Jugosllavi, ku gjatë një feste që e kan pasë ushtarët gjerman, e kan vendosë një projektor në një kinema të hapun për me pa film, kurse një partizan ka shku e ka ndërru filmin, dhe e ka zëvendësu me filmin e Chaplinit. Momentin që ka startu filmi, gjermant kan fillu me gjujtë kinoperden me automatik.
Në fund të filmit, osht ni fjalim që edhe sot e ksaj dite konsiderohet si një ndër fjalimet ma të fuqishme najher. Në këtë pjesë, nuk flet personazhi i Chaplinit, as personazhi i Hitlerit, por vet Charlie Chaplini si person, ku i drejtohet popullit që mos t’u nënshtrohet diktatorëve.
Sot, ky film konsiderohet si një ndër më të mirët e gjitha kohërave, ani pse në datotekën IMDB për momentin osht në vendin e 52’t, dhe vazhdimisht po bjen ma poshtë.
Arsyeja pse e shkrujta këtë osht për me e relativizu notën e lartë që kritikët ia kan dhonë filmit “The Interview”: 9,9. Me gjasë të madhe, “Intervista” osht film krejt i zakonshëm për nga realizimi, dhe nuk e ka as impaktin të cilin e ka pasë “Diktatori i Madh.” Madje, po thuhet se sulmet kibernetike ndaj Sonyn, nuk i kan bërë koreanët verior, por dikush tjetër.
“The Interview” nuk osht filmi i parë që parodizon me një diktator. Chaplini e ka bërë këtë para 70 viteve, dhe atë me personin mbase ma të rrezikshëm të kohës moderne, Hitlerin.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=461