Mësues, dijetar, profesor dhe studiues i letërsisë e folklorit — plaku i urtë Anton Çetta vdiq më 2 nëntor 1995.
Anton Çetta u le më 1920 në Gjakovë dhe u rrit në Prizren. Por shkollën e mesme e kreu në Tiranë e Korçë dhe në Itali, në kohën kur pushtuesi serb ndalonte mësimin shqip në Kosovë. Kur shkollat u hapën më 1941, Anton Çetta qe prej mësuesve të parë të gjimnazit të Prizrenit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ai studioi gjuhët romane në Beograd, dhe ma pas u angazhu si profesor i gjuhës dhe letërsinë shqipe në universitetet e Beogradit e Prishtinës.
Për gati dy dekada, dijetari ynë punoi në Institutin Albanologjik, ku drejtoi Departamentin e Folklorit. I mishëruar me popullin, që e donte shumë, përmblodhi gojëdhënat kosovare në 25 libra. Ai shkroi veçanërisht për folklorin e Drenicës.
Më 1990, kur Serbia ripushtoi Kosovën dhe popullit tonë i kanosej shfarosja, Anton Çetta i doli në krye Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, që punoi me ndalu gjakmarrjen ndër shqiptarët. Komiteti u dha fund mbi 900 hasmërive, duke shpëtu mija familje shqiptare nga ngujimi e gjakmarrja.
Më 1992, prof. Çetta u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Plaku ynë i urtë nxiti shqiptarët të punojnë bashkë për lirinë e Kosovën dhe për shtetin tonë të pavarur.
Këtë foto, që duket të jetë nga viti 90, e ka botu portali i bashkatdhetarëve në Zvicër, VOAL.ch.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6458