Ka ndërru jetë kongresisti amerikan John Lewis (1940–2020), përfaqësues i shtetit të Xhorxhës dhe një nga gjashtë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes për të Drejtat Qytetare, përkrah dr. Martin Luther Kingut.
Mbaj mend kur si student më 2008 — vitin kur Barack Obama u zgjodh president — vizitova zyrën e të nderuarit Lewis në Uashington. Ai u shërbeu me përkushtim komunitetit të tij afrikano-amerikan, trevës që përfaqësonte në Kongres, si dhe paqes e barazisë në Amerikë e në botë.
Më 1999, kongresisti Lewis votoi pro rezolutës për Kosovën, që atëherë-senatori Joe Biden pat nisë për të autorizu bombardimet ndaj forcave serbe.
Foto: Kryetari Obama përqafon Lewisin në 50-vjetorin e protestave të afrikano-amerikanëve për të drejtën e votës (Pete Souza, Shtëpia e Bardhë, 2015)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6842