Gegnishtja, grue në havale



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Gegnishtja, shaje e nàle,
bâ si grue n havale.
E ngrata, vyshkë e thá,
ká t drejta, qysh nuk ká?
Ká t drejtë me vênue,
kush pa e trazue:
safish pênin për t kepë;
sa trash brumin për petë;
me e qirue a sitë pasulin;
me pré a grí sapunin;
për me lá lesh zhgûni;
me u rrehë a hî nërfuni!

Por vêni i sáj âsht shpija,
kû s un hîn jabanxhija,
kû dera gjith kyçt rrin,
kû drita për bire mrrîn:
me rritë, me ushqye fmín,
me rrogue për burrnim,
mshefë si mini në skutë,
tue gjallnue me tutë,
shkau ftyrën n ia paftë,
ksáj zjermi mos iu daftë.
N xhehnem s jet pa rá —
n kët pûnë mdyshe s ká!