Një mik ma dërgoi një skeç për Ballkanin. Një maqedon në njërën anë të rrugës dhe një shqiptar matajnë kanë secili restorante me kuzhinën e vendit të vet. Dallimet nuk janë dhe aq të mëdha. Por mosdurimi ndaj njëri-tjetrit bën që dy konkurrentët ballkanas të mos pranojnë kurrfarë ngjashmërie në ushqimet që gatuajnë.
Videoja e postuar në YouTube është shkëputë nga shou amerikan Key & Peele. Flamuri shqiptar shfaqet me yllin e komunizmit, ani pse skeçi vërehet se është realizu së voni. Kurse mospërkimet tjera faktike po ua lë t’i shihni vetë. Mos t’ia humbim vlerën humorit.
https://www.youtube.com/watch?v=t3ZHebCyMbM
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=455