Letra dashurie

LETRA DASHURIE 1 – qasja mobile

ej shum brre mpelqen qysh shkrun diqysh kisha dasht me taku a vjen ndojher nkosov ti ta ha zemrb se pot shkrj pre mobolit

LETRA DASHURIE 2 – qasja përmes fëmijëve

xshndetje jam jne goce nga Tirana që kërkon nje ldhje srjoze. Ti je beqar a i ndam sa marr vesh, me tre vajza. Gocat jan ballkava. Më fal gabimet shkruj nga cel.

LETRA DASHURIE 3 – qasja e finales ghaneze

Hey honey hope you’re well. I’m XXYY from the beautiful country of Ghana. I would love to hear from you personally, so that we can get to know each-other. Marriage is my final objective.

Loooove

LETRA DASHURIE 4 – qasja me CAPS LOCK

pËRSHËNDETJE, KAM MENDU GJATË A ME TË SHKRU A JO. MË PËLQENSHUMË VJERSHAT TUAJAT. PSE PO DALIN GERMAT E MDHA NUK E D

LETRA DASHURIE 5 – qasja nëndialektore

Tung, unë jam qik pi Gjakoves, jemi edhe ilake mas gardhit. Pet shkruj er hater te 1 shoqes teme, qe osht e interesune. Shkruhjem djhal

LETRA DASHURIE 6 – qasja serioze

un jam nje gru serjoze dy te dal jasht oir jo pa dashuri, me fal nëse të shqetsova. pres një përgjigje nga tija.

LETRA DASHURIE 7 – qasja me rimë klasike

Trilili tralala un me ty po boj sefa
A sheh edhe tjert mujn me shkru poezi jo veq ti. Shkrujem, e ta bojm 1 poezi together, ahahjahahaghghaah

LETRA DASHRURIE 8 – qasja filozofike

Letër dashurie
Two roads diverged in a yellow wood,
And sorry I could not travel both

A ke menduar ndonjëherë për këto dy vargje. Cfarë të thonë.
Nëse e kupton, nëse vërtet vërtet e kupton. Atëherë më shkruaj.

Sinqerisht,
XX

P.S. Por vetëm nëse e kupton. Autori: R Frost.

LETRA DASHURIE 9 – qasja lakonike

un e ti, pergjitmon?

LETRA DASHURIE 10 – qasja me rimë tercine

A më tregon, ç’shikojnë sytë tu në largësi?
Një dashuri? Një marrëzi?
A mbaron me i?

Më shkruaj. Pranoj përgjigje edhe në prozë.

Nga Shqiptar Oseku

U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike.

1 koment

  1. Po më pëlqen ma së shumti qasja me CAPS LOCK. Thue ti se u ba kaps e ngrata edhe tash veç po bërtet prej sikletit.

Komentet janë mbyllur.