Mos pi tâmël se e kém’ për fmijë.
Mos pi shfepc, s’jé jahudí.
Mâ vênë t’kuqe si katalikt;
mâ vênë t’bardhë si munafikt!
Mos pi visk’ si I. Rugova –
zjermi t’pret, mos thuej st’kallxova.
Mos pi dhallë se â për pleq,
as ashav a ç’pijnë zezeqt.
Mos pi shlivkë si Mirko Gashi,
mos ngjyej n’cik a n’tlyen dashi.
Voj’ i ullinit, nêma e Junanit,
zejtini n’shishë, njersë e shejtanit.
M’bozë e m’shprica t’shehërlive,
pshtyj ‘stikfár, për yrnek t’rijve.
M’sprek mashtrap prej Amerike –
turli smujë qi ia shkon side.
Smirnof Ajsi, ujë për kurvní
‘shkinav t’Prishtinsë, kudrav n’Sërbi.
M’spi çaj rusi, e pijnë llapjant;
mos shti n’gojë ça shtijnë gjermânt.
Mos e çel qat baravnicë;
rueja t’smutit t’shtrimë n’bollnicë.
Seváp âsht, s’kje ça m’u gutë;
cok ta kthejnë kur t’smuhen t’tutë.
Ujtë e Batllavsë po del i verdhë,
me thasë masont xehër kan derdhë.
Për rasoj nuk dij ça t’thom,
po n’kohë vere, lakna s’qinron.
Dimnit, lukthi nuk ta banë;
era e keqe kryet ta danë.
Kângä’ rakija me meze mishi,
aheng sehiresh qi bân dërvishi.
As shërbetin mos bâ’ m’e pí,
e kan çpikë hoxhtë bidatçij.
Káfe n’akshâm çferrin qatà
qi s’duen me ní azan n’sabah.
Mlidhe mênen, panjâ-padý:
ujtë e Zemzemit, mehlem për tý!
Shkurtegëza për këtë postim: http://bit.ly/2a6QMPg
Nga ku vjen kjo vjersh? 😀 dhe… ca t’pijm? 😛
Vjersha është satirë. E shkrova si reagim ndaj deputetit kosovar Gëzim Kelmendi, i cili sivjet bani thirrje me i bojkotu pijet e Coca-Colës, sepse kjo kompani gjoja po e mbështetka shtetin e Izraelit kundër palestinezëve. Deputeti Kelmendi është antar i një partie islamiste. Kurse ti pi çka të dojë loçka e zemrës, veç kujdes shëndetin! 😉
Gjithashtu: Gratë shtatzana nuk duhet të pijnë alkohol kurrsesi, sidomos në fillim të shtatzanisë, nëse duan me lindë fëmijë të shëndoshë.
Faleminders per shpjegimin, sepse kshu pa prapavije nuk kuptoja.
Me nder qofsh! 😉