Qepoji Musë detit



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Musë, qepoj’ detit
‘daje m’dysh, me nji t’rame
çilma udhën t’dal matanë
‘daje Mustafë detin
prej Tivari n’Bari
çaje anpëranë

Qepoj’ fort, de t’tremet
ujtë peshë – përpjetë le t’shkojën
e pritm’ se qanej po vij
kerrit n’daç ti grahmi
(veç t’e vjedhi plinin)
drift dej n’Itali

Musë, qepoj’ detit
tekterna m’ranë, ma s’fellti mshoj’
rroke gjanegat, t’heci ‘iher pa zor
trusja Musë, rrafshite
mos um le kun kodër
gropë, kthe’semafor

Qepoj’ fort, de t’tremen
tok ujë, lmashk e bërllog
po mama msheft kët punë
hasmi n’m’u flugtë mas
lshoja Muso detin
s’dekni t’e përkunë